‘Kontrolli i Hormuzit mund t’i kalojë ushtrisë iraniane me ligj’, Teherani:Pagesat do të bëhen në monedhën vendase Autoritetet kineze thanë ndëshkuan ashpër disa zyrtarë pas përhapjes së shpejtë në rrjet të videos që tregonte një grua tetë muajshe shtatzënë duke humbur fëmijën e saj në qytetin e mbyllur të Xi’an kur spitali i refuzoi hyrjen për shkak se nuk kishte testin e Covid.
Qyteti me 13 milionë banorë ka qenë nën izolim për dy javë në përputhje me strategjinë e rreptë të Pekinit “zero Covid”. Incidenti shqetësues mori përmasa të tjera kur mbesa e gruas postoi në rrjetet sociale pamjet e saj të ulur në një stol plastik jashtë spitalit e të rrethuar nga një pellg gjaku. Postimi më vonë u hoq, por ai kishte sakaq qindra milionë klikime dhe ngjalli një zemëratë të madhe në internet për vështirësitë me të cilat përballen banorët e Xi’an-it.
Paskësaj, autoritetet vendore dolën me deklaratën se incidenti në Spitalin Xi’an Gaoxin kishte ngjallur “shqetësim të gjerë e kishte shkaktuar një ndikim të keq social” dhe byroja lokale shëndetësore po hetonte për ngjarjen. Drejtori i përgjithshëm i spitalit u pezullua menjëherë dhe “personat përgjegjës” në departamentin ambulator u hoqën nga postet e tyre.
Spitalit iu tha gjithashtu që t’i “kërkojë falje publikut”. E postuar në llogarinë zyrtare të pushtetit lokal të qytetit në rrjetin WeChat, videoja mori afro 600 milionë shikime brenda disa orësh nga publikimi – duke ilustruar kështu qartazi interesin e madh që krijoi ky rast i rëndë brenda Kinës.
Postimi që u bë viral më pas në platformën Weibo të ngjashme me Twitter, tregonte sesi stafi i spitalit refuzoi ta pranonte gruan shtatzënë rëndë por e la jashtë për dy orë, sepse ajo nuk kishte një test negativ Covid të kryer brenda 48 orëve të fundit. Mbesa shkroi se rezultati i saj negativ i testit kishte skaduar vetëm disa orë më parë.
Top Channel