Arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër, ja për çfarë ishte shpallur në kërkim

06/01/2022 11:34
Foto ilustruese

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Ai kërkohej për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.  Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, forcat blu organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel