Rifillon shkolla, mungojnë nxënësit/ Ministria e Arsimit njoftoi se në të gjithë vendin munguan nxënës dhe mësues

06/01/2022 00:44

Pas 12 ditësh pushime dimërore nxënësit dhe mësuesit u rikthyen në institucionet arsimore për të vijuar vitin shkollor 2021-2022. Disa prej tyre e pritën me gëzim takimin me njëri tjetrin. Ndërsa disa nxënës te tjerë do dëshironin që pushimet të zgjasnin.

Teksa 5 janari ishte dita e parë e mësimit për vitin 2022, nxënësit deklaruan se në klasë pati shumë mungesa. “Nga 36 nxënës sot në mësim ishin 29. Munguan 7. Ca ishin sëmurë”- tha një nxënëse.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit deklaron për Top Channel se në të gjithë Shqipërinë në shkolla këtë të mërkurë munguan 3% e nxënësve dhe 2.4% e mësuesve për shkaqe të ndryshme.

Më tej Ministria e Arsimit sqaron se ‘Nëse do bëhej një krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, është thuajse e njëjtë si përqindje. Nga zyrat arsimore nuk janë raportuar problematika”.

Top Channel