Kolona të gjata makinash janë krijuar në kufirin Kosovë-Serbi edhe këtë të mërkurë.

Qytetarët kanë pritur për rreth dy orë  për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, trafik ka po ashtu në hyrjen dhe daljen e pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, nëpër pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona të gjata makinash.

Top Channel