Dita e Ujit të Bekuar/ Gjirokastër, besimtarët urojnë shëndet dhe bekimin e të gjitha familjeve

06/01/2022 12:46

Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan .

Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit prej mëkateve tha gjatë fjalës së tij at Joani nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër.

Besimtarët edhe këtë vit uruan për më shumë siguri e shëndet dhe bekimin e të gjitha familjeve.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe situatës së vështirë të lidhur me Covid 19 këtë vit u evitua hedhja e kryqit në ujërat e lumit Drino dhe ceremonia u kufizua me meshën dhe ritin e ujit të bekuar në katedrale.

Top Channel