Besimtarët ortodoks në Fier kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar.

Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë.

Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa , ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në praninë edhe te qindra besimtarëve ortodoks si dhe të qytetarëve të tjerë është ndjekur edhe momenti e hedhjes së kryqit në ujë. Disa të rinj sipas zakonit në të tilla ceremoni edhe pse temperaturat ishin të ulëta janë hedhur në ujë kur është hedhur kryqi në ujë, të motivuar për të fituar trofeun dhe më pas shpërblimin.

Ka qenë 18 vjeçari Athanas Davidi ai që ka nxjerrë kryqin nga uji për të shtatin vit radhazi. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit At Nikolla i cili edhe e ka bekuar.

Gjithësesi ky rit fetar i ortodoksëve eshte shënuar si dita e Shën Trinisë kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëzua nga ujërat e Lumit Jordan nga Gjon Pagezori. Sot te gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për gati një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës.

Top Channel