Reperi Jason Derulo është përfshirë në një sherr me fizik në Las Vegas me dy burra që raportohet ta kenë ofenduar dhe e kanë thirrur si “Usher”, artisti tjetër i njohur.

Në një video të publikuar në mediat amerikane e cila tanimë është bërë virale, duket 32-vjeçari që hidhet te një grup burrash, pasi njëri prej tyre e ofendon.

Dëshmitarët thanë se Derulo ishte tepër i nxehur me burrat dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë me grusht. Të tjerë thanë se më pas goditi me shuplakë një tjetër dhe rojet e sigurisë duhet të ndërhynin për të ndërprerë sherrin.

‘TMZ’ raportoi se dy burrat nuk e paditën këngëtarin, edhe pse kishin shenja gjaku në fytyrë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel