E mërkurë, 14 Korrik 2021
10:50
Kokainë, kanabis dhe lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari në Fier

Një 47-vjeçar që përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati është arrestuar në Fier.

10:40
Mungesë dokumentacioni dhe qarkullim me targa të mjeteve të tjera/ 5 makina të bllokuara në Lezhë

5 shoferë janë arrestuar në Lezhë pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa dy persona janë vënë nën hetim për shkak të moshës.

10:37
Ndërtime pa leje dhe drejtim i mjeteve jashtë rregullave, 4 të arrestuar në Dibër

4 persona janë arrestuar gjatë 12 orëve të fundit në Dibër dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

10:18
Cristiano Ronaldo në çaste intime me Georgina Rodriguez, gjatë pushimeve (Fotot)

Pasi përfundoi aventurën në “Euro 2020”, Cristiano Ronaldo u nis me pushime me familjen e tij.

10:14
Doni të punoni për SPAK? Ambasada amerikane njofton vendin vakant të punës: Tani është mundësia juaj!

Ambasada Amerikane në një status në facebook, njofton se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur aplikimet pë punë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me mediat.

09:56
“Nuk ja del dot vetëm në oqean”/ Aksioni për të gjetur nënën e orkës, të braktisur në plazhin e Zelandës së Re

Ekipet e shpëtimit detar në Zelandën e Re po përpiqen të mbajnë të gjallë një orkë, ndërsa po kërkojnë në ujërat e Wellington për të gjetur nënën e tij.

09:52
Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe kultivim droge/ Arrestohet 38-vjeçari, do të ekstradohet drejt Belgjikës (Emri)

Një 38-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi është në kërkim ndërkombëtare për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

09:47
Hotel, pishinë e njësi shërbimi/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Gerti dhe Armand Markut, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

SPAK ka sekuestruar disa pasuri të familjarëve të Gerti dhe Armand Markut të cilët janë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

09:37
Helmimi masiv në Deçan/ Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit dalin negative

Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit për rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit kanë rezultuar negative.

09:33
I dënuar me mbi 5 vite burg, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

Eralind Pirraçi është arrestuar sot, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg pasi po ndihmonte 8 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin.

09:26
Bullgaria nxjerr rezultatet finale të zgjedhjeve

Rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari i konfirmuan ato preliminare, të cilat e nxorën fituese partinë “Ka një popull të tillë” kundrejt koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov.

09:17
Shkatërrimi i hotelit në Kinë, shkon në 17 numri i viktimave

17 persona kanë humbur jetën, pas shembjes së një hoteli në qytetin lindor kinez të Suzhou.

09:14
PD do ndryshojë statutin/ Diskutohen sot ndryshimet, propozimet që janë bërë

Humbja e zgjedhjeve i hapi rrugë reformimit të thellë të partisë më të madhe në opozitë, proces i cili parashikon jo vetëm zgjedhjen e organeve te reja drejtuese para mbarimit te mandatit zyrtar, por edhe ndryshime statutore.

09:10
“Mallkova Saka para se të humbte penalltinë”/ Chiellini bërtiti “Kiricocho!” në finalen e “Euro 2020”

Giorgio Chiellini ka thënë se i ka bërë një “mallkim” në Bukayo Saka para se talenti i Anglisë të humbte penalltinë të dielën mbrëma në finale të Euro 2020.

09:04
Berat/ Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.

08:59
Kubë/ Përgjaken protestat për demokracinë, vritet një person

Një burrë ka humbur jetën gjatë protestave të rralla anti-qeveritare në Kubë që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit.

08:47
Rama: 20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të viti kanë përfituar bonusin e bebes!

Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

08:37
Vlorë-Sarandë/ Tre të arrestuar, dhunuan dhe vodhën

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, ndaluan shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

08:31
Lezhë/ Në pranga 14-vjeçari, qarkullonte me armë me vete

Policia e Lezhës, ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

08:27
Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020

Giorgio Chiellini ka thënë se ai ka bërë një “mallkim” në Bukayo Sakan para se talenti i Anglisë të humbte penalltinë të dielën mbrëma në finale të Euro 2020.

08:19
‘Skifterët’ e makinave/ Kapen dy të rinj që vidhnin automjetet, njëri ishte në arrest shtëpie (emrat)

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy të rinj të cilët kishin kryer disa raste vjedhjesh të automjeteve.

07:53
OECD: Shqipëria dhe Maqedonia kanë kritere të ulëta për studimet e larta në degën e mësuesisë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në një studim voluminoz “Konkurrenca në Europën Juglindore 2021” evidentoi se trupa arsimore në Shqipëri rezulton te ketë nivelin më të lartë në indeksin arsimor. Por gjithashtu Shqipëria kishte kërkesat më minimale në Rajon për studentët në degët e mësuesisë, pasi ata përzgjidhen në një note mesatare 7.5-10.

07:32
Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:32
SHBA, fillon të rritet sërish numri i të infektuarve nga koronavirusi

Grafiku i rasteve të infektimit me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara po rritet sërish pas disa muajsh rënieje. Numri i rasteve të reja në ditë po dyfishohet gjatë tre javëve të fundit, të nxitura nga përhapja e shpejtë e variantit delta, nga niveli i ngadaltë i vaksinimit, si dhe nga festimet masive për 4 korrikun.

06:16
Zbuloni si të ulni tensionin e lartë me 3 metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

05:57
Këto janë ushqimet më të pasura me kolagjen për rininë e lëkurës dhe organizmit

Siç dihet ushqimet dhe dieta luajnë një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë trupit. Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme. Kolagjeni është proteina kryesore që rregullon strukturën e lëkurës duke e mbajtur atë gjithnjë të shëndetshme.

05:30
Njihuni me çajrat më të mirë për të larguar toksinat nga trupi

Çajrat mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi dhe në të njëtën kohë të ndihmojnë trupin me lëndë ushqyese dhe të përmirësojnë tretjen. Ekspertët sugjerojnë konsumin e çajit të ngrohtë, sepse ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit tretës dhe në lëvizjen e zorrëve duke përshpejtuar procesin e largimit të toksinave nga trupi.

05:05
Diabeti dobëson kockat/ Zbuloni çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim. Studimi në fjalë u krye në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët analizuan të dhënat e 3300 personave të prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 44,000 të tjerëve të prekur nga diabeti i tipit 2. Ata matën të dhënat e nivelit të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve për 2 deri në 3 muaj. Gjetjet treguan se të dy kategoritë e pacientëve ishin të rrezikuar nga frakturat dhe problemet me kockat.

03:46
Gjermania ndryshon rregulloren për udhëtimet

Qeveria gjermane ka në plan të ndryshojë udhëzimet e saj të udhëtimit dhe të heqë kategorinë “zonë rreziku”, njoftuan burime pranë qeverisë. Sipas këtij ndryshimi do të ekzistojnë dy kategori rreziku për udhëtimet, nga tre që janë aktualisht.

03:13
BE zyrtarizon planet stimuluese për 12 vende

Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar zyrtarisht sot planet kombëtare të rimëkëmbjes postCOVID-19 të 12 vendeve, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Francën dhe Italinë.

02:55
Ndërtesa e shembur në Florida të SHBA-së, shkon në 94 numri i viktimave

Ka shkuar në 94 numri i viktimave që janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe e cila u shemb pjesërisht më 24 qershor në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së.

02:32
Përmbyset autobusi në Bolivi, 34 të vdekur

Të paktën 34 persona e kanë humbur jetën si dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një autobusi në humnerë në shtetin e Amerikës Jugore, Bolivi.

02:10
Shembet një hotel në Kinë, 8 të vdekur dhe 9 të zhdukur

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën ndërsa 9 të tjerë raportohen të zhdukur pasi një hotel u shemb të hënën në Kinë.

01:49
Merkel: Vaksinimi në Gjermani nuk do të jetë i detyrueshëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se në Gjermani nuk do të vendoset detyrim për vaksinimin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

01:32
Zjarri në spitalin e Covid-19 në Irak, shkon në 64 numri i viktimave

Numri i personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu spitalin e COVID-19 në jug të Irakut ka shkuar në 64.

01:11
Skandali i përgjimeve, Perez denigron figurat e Realit

Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të gjejnë konfirmim, duke u konsideruar si audio autentike, atëherë do të ishte një goditje dhe një “bombë” që do të shpërthente tek Reali i Madridit dhe që do të lëshonte hije të rënda mbi figurën e presidentit Florentino Perez.

00:58
Rui Patricio mbërrin në Romë për 11 milionë euro

Rui Patricio ka zbarkuar në Romë me një fluturim nga Lisbona dhe do të jetë blerja e parë e epokës “Mourinho&Tiago Pinto” në merkaton verore të verdhekuqve. Portieri portugez, ish-futbollist i Wolverhamptonit, transferohet te Roma për afërsisht 11 milionë euro plus bonuset.

00:33
Zbulohet formacioni më i mirë i Copa America, dominojnë Argjentina dhe Brazili

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi këtë të martë formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua në Brazil, paralelisht me Kampionatin Europian.

00:14
Arrest ish zv/ministres së Brendshme/ GJKKO: Rovena Voda mori ryshfet për punësim në shtet

Gykata Kundër Korrupsionit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish zv.ministres së Brendshme Rovena Voda. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ka marrë përfitime materiale e monetare.

E martë, 13 Korrik 2021
23:56
Milanello “provincë” e Parisit, Milani flet frëngjisht gjithmonë e më tepër

Milanello po shndërrohet në provincë të Parisit. Me këtë fjali e nis artikullin e saj për merkaton e Milanit “Sportmediaset”, që zbulon se kolonia franceze të kuqezinjtë po shtohet gjithmonë e më shumë, pasi të tjerë futbollistë pritet të vihen nën urdhrat e Stefano Piolit.

23:45
Starton “Allegri-bis”, Juve me mendjen te merkatoja dhe rinovimet

Në shtëpinë e Juventusit është gjithçka gati për nisjen e përgatitjeve në kuadër të sezonit të ri, teksa këtë herë në pankinë është rikthyer një nga trajnerët që ka fituar më shumë me bardhezinjtë, Massimiliano Allegri.

23:27
Teuta mposhtet edhe në Moldavi, Liga e Konferencës shansi i radhës

Teuta zhgënjen sërish ndaj Sheriffit të Tiraspolit, teksa pas humbjes së thellë 0-4 në “Niko Dovana”, është mposhtur edhe në sfidën e kthimit në Moldavi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë zyrtarisht lamtumirën Ligës së Kampionëve, që në turin e parë eliminator.

22:52
Ndryshimet statutore në Partinë Demokratike, grupimi për PD depoziton propozimet në moment të fundit

Krahas Fatbardh Kadillit, edhe grupimi për PD ka depozituar propozimet për statutin në momentin e fundit, një ditë para mbledhjes së komisionit për ndryshimet statutore.

22:45
Mjeku infektolog flet për gjendjen e qytetarëve të helmuar në Deçan

Infektologu Halil Komoni, i cili mjekoi disa nga pacientët që dyshohet që ishin helmuar në Deçan, ka thënë se gjendja e tyre ështe e qëndrueshme.

22:44
Shkëndija “shuhet” në Slloveni, Uzuni mposht i vetëm Prishtinën

Eliminatoret e Ligës së Kampionëve rezultojnë shumë të vështira për skuadrat shqiptare.

22:33
U qëllua me 64 plumba pasi e dashura i pagoi lirinë me kusht, reperi ishte anëtar i bandës famëkeqe në Amerikë

Reperi “KTS Dre”, i cili u qëllua për vdekje me 64 plumba pasi doli nga burgu thuhet se ishte anëtar i grupit “Gangster Disciples”.

22:12
Fjalimi drithërues i fitores/ Dalin pamjet nga dhoma e zhveshjes e Italisë para finales së Euro 2020

Roberto Mancini u tha lojtarëve se ishin të zotët e fatit të tyre përpara finales kundër Anglisë.

21:51
Krokodili 5m i gjatë ecën ‘serbes’ para lojtarëve në fushën e golfit në Meksikë (fotot)

Këto janë momentet e pabesueshme kur një krokodil rreth 5 metra i gjatë ecte me nge përmes një fushe golfi në Meksikë.

21:47
McGregor pas operacionit: Poirier nuk bëri asgjë për të fituar

Përballja kryesore e mbrëmjes së UFC 264 në Las Vegas përfundoi me një frakturë të rëndë të Conor McGregor që në raundin e parë, teksa Poirier mori fitoren e dytë radhazi kundër luftëtarit irlandez.

21:36
Ylli i Spice Girls martohet më në fund me të dashurin, pas 23 vjetësh dhe dy fëmijësh bashkë (fotot)

Emma Bunton ka zbuluar së fundmi se është martuar me të dashurin e saj Jade Jones.

21:36
Durrës/ Mbytet një pushues nga Kosova tek “Shkëmbi i Kavajës”

Një pushues nga Kosova është mbytur duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:40 tek “Shkëmbi i Kavajës”.

21:09
“Arrest në shtëpi” për ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda. Mori ryshfet për punësimin e një personi në shtet

GJKKO ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish zv.ministres së Brendshme Rovena Voda pasi akuzohet për korrupsion.

21:06
Pastrim parash me kriptomonedha/ Kapen në Londër 180 milionë paund në kriptomvaluta

Policia metropolitane në Londër njoftoi se ka kapur një shumë rekord prej 180 milionë paundësh të kriptomonedhave, që lidhet me pastrimin e parave ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.

21:05
Disa të vrarë nga shembja katastrofike e vinçit mbi dy ndërtesa në Kanada (fotot)

Disa njerëz janë vrarë kur një vinç gjigand, i montuar në një ndërtesë shumë-katëshe është shembur dje në qytezën kanadeze të Kelowna, në rajonin British Columbia.

20:50
Fiks Fare/ Mijëra ish-ushtarakë pa pension, Ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet!

Fiks Fare denoncoi sërish problematikën e ish-ushtarakëve, të cilët nuk marrin dot pension, pasi dosjet e tyre kanë humbur. Pasi morën për vite me radhë pension të parakohshëm, siç edhe parashikohej në ligj, qindra ish-ushtarakë po hasin problem me Qendrën e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila nuk u konfirmon vitet në detyrë. Por, kur dolën në pension të parakohshëm iu konfirmuan vitet, ndërsa tani “kanë humbur dokumentet”.

20:37
Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit/ Arrestohet pronari i kompanisë ku do shkonte kontejneri, në kërkim administratori

Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për sekuestrimin e kokainës në Portin e Durrësit. Në njoftimin për media bëhet e ditur se sekuestrimi i saj është bërë si rezultat i punës së përbashkët të Task Forcës permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit.

20:25
Italia i kujton Anglisë origjinën e flamurit të saj kombëtar ‘xhenovez’ (fotot)

Mediat italiane kujtonin sot se flamuri i Anglisë që valëvitej mbrëmjen e të dielës në finalen e Euro 2020 në stadiumin e Wembley, është në fakt italian dhe i përket Genovas.

20:22
“Do të kthehem më i fortë”/ Marcus Rashford ka një mesazh për të gjithë pas ofendimeve raciste

Marcus Rashford është zotuar të kthehet më i fortë me anë të një letre emocionuese, pasi u diskriminua pasi humbjes së penalltisë në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë.

20:22
Golemi “i mbytur” nga plehrat/ Prej një jave koshat nuk janë pastruar, pushuesit të shqetësuar për shëndetin

“Nuk qëndrohet këtu. Nëse plehrat nuk hiqen nuk do tq pushoj më në Golem.”

20:09
Shpërndarja e mandateve të deputetëve/ Kushtetuesja publikon vendimin e arsyetuar

Pas vendimit të marrë më 30 qershor, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar. Ndryshe nga siç u interpretua Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin, por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.

20:09
Me “Dragon Boat” në Drin/ Promovimi i këtij sporti në Lezhë dhe gara mes shkollave

Lumi Drin në qytetin e Lezhës merr një pamje shumë të bukur kur në të zhvillohen shëtitje me “Dragon Boat”.

20:05
Humb kombëtarja e femrave/ Luajti kundër Turqisë në një ndeshje miqësore

Kombëtarja e Femrave në futboll zhvilloi pasditen e së hënës miqësoren e parë ndaj Turqisë, një sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit të futbollit të femrave të vitit 2023 që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.

20:03
Të afërmit vrasin ‘për nder’ vajzën siriane që refuzoi martesën me kushëririn (fotot)

Vrasja nga të afërmit e saj e një vajze 18-vjeçare që refuzoi rekomandimin për t’u martuar me kushëririn, ka sjellë zemërim në qytezën Hasakah dhe përçmim në rrjetet sociale.

20:02
UEFA, formacioni i Euro 2020/ Dominon Italia me 5 futbollistë në ekip

Pas përfundimit të çdo turneu përpilohet formacioni ideal i evenimentit dhe kjo padyshim që ndodhi edhe me Euro 2020.

20:02
Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit/ Reagon ministri Çuçi: 4 muajt e fundit kemi kapur një ton

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas sasisë së kokainës të sekuestruar në një kamion që vinte nga Ekuadori, i mbushur me banane

19:58
Letra e Rashford pas fyerjeve/ Futbollisti: Nuk kërkoj ndjesë për ç’ka jam

Pas humbjes së finales së Euro 2020, 3 futbollistë të përfaqësueses angleze u bënë objekt të fyerjeve raciste dhe mes tyre ishte dhe Marcus Rashford.

19:56
Rikthimi i Fadil Berishës/ Fotografi i njohur shqiptar vjen për një ekspozitë bashkë me modelen Ina Dajçi

Fadil Berisha, fotografi i njohur shqiptar në SHBA është rikthyer në Shqipëri. Arsyet na i tregon Jetona Koçibelli.  

19:55
Ekspozita e studentëve të Shkodrës organizohet nga departamenti i arteve në “Luigj Gurakuqi”

Punimet me të mira të studenteve te departamentit të Arteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” gjatë gjithë vitit akademik,  u promovuan përmes një ekspozite të çelur në galerinë e arteve në Shkodër.

19:50
Në Shqipëri, mutacione të covid/Ende nuk konfirmohet zyrtarisht mbërritja e variantit “delta”

ISHP pranon se në Shqipëri janë duke qarkulluar mutacione të koronavirusit, por pritet të konfirmohen nga laboratori në Berlin nëse janë “Delta” apo mutacione të tjera.

19:45
Do rritet çmimi i ujit? Strategjia për ujësjellësit parashikon investim me faturat e shërbimeve

Ujësjellës-Kanalizimet kanë nevojë për rreth 5 miliardë euro investime deri në vitin 2040 për të ofruar furnizim me ujë pa ndërprerje në të gjithë vendin.

19:39
Abuzimet, “përgjegjësi e kryetarëve”. Analistët komentojnë goditjet që SPAK ka dhënë majtas dhe djathtas

Të majtë dhe të djathtë, të zgjedhurit lokal po  bien një nga një ne rrjetën e SPAK për shkak të abuzimeve me  tenderat ndër vite. Në vlerësimin e analistëve pa përgjegjësi nuk janë as kryetarët e partive.

19:34
SPAK kap ish kryebashkiakun/ Pogradec, Eduard Kapri abuzoi në detyrë me tenderat. Pengoi zgjedhjet

Dekreti i presidentit Ilir Meta që nuk njihte zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe që nxiti kryetarin e bashkisë së Pogradecit të asaj kohe, Eduart Kapri të shpërndante një urdhër me shkrim për mos hapjen e shkollave si qendra votimi, e ka dërguar këtë të fundit si të pandehur në Gjykatën e Posaçme.

19:33
Rrëfimi i Ermira Babaliut: Çfarë më tha Vera Grabocka për fustanin ‘ekstravagant’

Këngëtarja e njohur e serenatave, Ermira Babaliu bëri një rrëfim të rrallë për emisionin “Pushime on Top”.

19:31
Ermira Babaliu: Pasi publikova klipet, njerëzit më ndanë nga burri

Artistja e njohur, Ermira Babaliu u shpreh në “Pushime on Top” se bashkëshorti i saj, Aleksandri ka qenë modeli i videoklipeve të saj.

19:31
Dy të vdekur dhe 1500 të helmuar/ Shpallet gjendja e emergjencës në Deçan. Dyshohet uji i pijshëm

Në mbi 1500 ka shkuar numri i qytetarëve në Deçan, që kanë kërkuar trajtim mjekësor nën dyshimet për helmim.

19:20
FOTO/ Ky është kontejneri ku u kapën 14 pakot me kokainë në Portin e Durrësit. Ja sa kilogramë peshonte lënda narkotike

Ky është kontejneri ku sot në Portin e Durrësit u sekuestruan 14 pako me kokainë. Operacioni u zhvillua mesditën e stome, ndërsa janë shoqëruar dy persona, porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do merrte kontejnerin.

19:13
Komisioni Rregullator miraton rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Komisioni Rregullator certifikoi fituesin e parlamentareve 2021. Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve në rang kombëtar, u kontestua deri në momentin e fundit, fillimisht nga anëtarët e Komisionit të zgjedhur me votat e opozitës, të cilët deklaruan votën e tyre kundër. 

19:00
Skënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e goditjes nga i nxehti dhe si mund ta parandaloni

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një postim në rrjete sociale ku shpjegon se si të kuptojmë simptomat e goditjes nga i nxehti dhe si mund ta parandalojmë.

18:59
Rama viziton Athinën! Pritet nga ish-kryeministri grek, nuk i kursejnë përqafimet (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Athinë dhe është pritur nga ish-kryeministri i Greqisë, George Andreas Papandreou.

18:54
Prindërit lënë adoleshenten rebele në ishullin e pabanuar, për ‘t’i dhënë një mësim’ (fotot)

Policia kineze ka urdhëruar dje prindërit e një vajze 13-vjecare ta marrin atë nga ishulli i pabanuar rreth 1 km larg brigjeve të Kinës, ku e kishin braktisur vetëm me pak ujë dhe disa biskota.

18:39
“Jam përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçare nga disa persona”/ Miss-i shqiptar rrëfen momentet e tmerrit

Miss Universe Kosovo është zgjedhur bukuroshja Tuti Sejdiu. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në ShBA.

18:31
A do ta shkarkojë Basha kreun e Këshillit Kombëtar? Nishani: Kam edhe 2 vjet mandat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka folur në “Top Talk” për ndryshimet statutore që pritet të ndodhin në Partinë Demokratike duke thënë se askush nuk ka të drejtë t’ia ndërpresë mandatin automatikisht.

18:25
Karteli më i fuqishëm i Meksikës eliminon komandantin e El Chapo dhe grupin e tij në pritë (fotot)

Karteli famëkeq meksikan Jalisco Nueva Generacion ka nisur një fushatë sulmesh ndaj kartelit rival Sinaloa për të afirmuar dominimin e tij.

18:17
U shfaq duke qarë në rrjete sociale, Fifi sqaron të vërtetën: Kam qarë për erën e atij…

Këngëtarja Fifi u shfaq e përlotur në një video në rrjete para disa ditësh teksa po dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj.

17:59
CONMEBOL zbulon formacionin më të mirë, dominojnë Argjentina dhe Brazili

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi këtë të martë formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua në Brazil, paralelisht me Kampionatin Europian.

17:47
Ministri i Jashtëm grek pret në takim Albin Kurtin, zbulon çfarë kanë diskutuar

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Greqi.

17:41
Pilotit të ‘Formula 1’ i grabisin orën €50 000 gjatë finales së Euro 2020 në Wembley (fotot)

Piloti i skuadrës McLaren në kampionatin e Formula 1, Lando Norris ka humbur orën e tij €50 000 euro ne nje grabitje, teksa ishte në stadiumin e Wembley për të parë përballjen e Anglisë me Italinë për finalen e futbollit Euro 2020.

17:39
Nishani në Top Talk: Lulzim Basha ka mision shkatërrimin e PD. Berisha jashtë loje

Zhvillime intensive mund të ndodhin në PD ku pritet një seri ndryshimesh statusore me efekt të fortë në organizimin e kësaj partie, por edhe në strukturat e saj drejtuese, përkatësisht në Këshillin Kombëtar.

17:29
Rama poston pamjet nga Thumana: Në tetor do fillojë akomodimi i familjeve!

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga Thumana, qyteza e re e cila është duke u rindërtuar, pasi pësoi dëme të konsiderueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

17:19
Helmimi i qytetarëve në Deçan, reagon presidentja Osmani: Institucionet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Komunën e Deçanit pas helmimit të më shumë se 1 mijë e 500 personave.

17:17
Situata nga covid/ MSH: Asnjë humbje jete, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët  fundit janë testuar pozitivë 1 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Kështu numri i qytetarëve që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,608, ndërsa ai i viktimave në 2,456.

17:15
Momentet prekëse kur babai rigjen birin e rrëmbyer, të cilin e kërkoi për 24 vjet në Kinë (fotot)

Një burrë kinez është ribashkuar së fundmi me të birin e tij pasi e kishte kërkuar për 24 vjet, që kur ishte grabitur nga dy trafikantë fëmijësh para shtëpisë së tij kur ishte dy vjeç.

17:14
Balluku takon homologun kroat/ Nga ndërtimi i Korridorit Blu te bashkëpunimi në fushën e aviacionit, ja çfarë kanë diskutuar

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar sot me homologun kroat, Oleg Butković, me të cilin diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e transportit dhe infrastrukturës rrugore.

17:12
53 gradë Celsius/ Një tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën jugore

Perëndimi i SHBA është goditur nga një tjetër valë e të nxehtit, me termometrin që shënon 53 gradë Celsius.

16:58
Reagon kryeministri Kurti: Qeveria do të jetë afër qytetarëve të Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në komunën e Deçanit.

16:48
Kaluan testin e Eses, ja kur do të zhvillohet intervistimi për kandidatët hetues të “FBI shqiptare” (Datat)

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka njoftuar se nga data 22 deri më 30 korrik do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses.

16:44
Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, ME PLASTIKE 100% TE RICIKLUAR për një ekonomi më qarkore

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), ofron prej pak javësh në tregun shqiptar, shishet e saj të para me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm në vitin 2021.

16:43
Modelja e guximshme, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me ‘selfie-n’ e fundit kur bie nga ujëvara (fotot)

Një modele e guximshme e rrjeteve sociale ka rënë drejt vdekjes së saj teksa bënte foto me miqtë, në buzën e një ujëvare.

16:41
Arrestohen 11 shoferë, pezullohen 30 patenta/ Si tentuan të korruptonin policinë 2 persona

Policia Rrugore është duke vijuar kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

16:29
“Po na trajtojnë më keq se delet”/ Qytetari ankohet për shërbimin e ambasadës shqiptare në Romë: Kemi nga 4-5 orë që presim…

Një qytetar shqiptar që banon në Romë ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se si po i trajtojnë në ambasadën shqiptare në Itali teksa presin të tërheqin pasaportën.