Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në zonën e njohur si Drizë Myrteza në Fier.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se trupi i pajetë i 56-vjeçarit, është gjendur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra.

Viktima është identifikuar si shtetasi Fiqiri Muhameti 56 vjeç, ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kanali.

Sipas bluve viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës e për pasojë ka humbur jetën, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 56-vjeçarit.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel