Papa kritikon çiftet që nuk duan të kenë fëmijë

05/01/2022 15:25

Papa Françesku ka kritikuar këtë të mërkurë çiftet që nuk duan të kenë fëmijë.

Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan të kenë ose kanë vetëm një fëmijë sepse nuk duan të kenë më shumë”, tha Ati i Shenjtë.

Por këto çifte preferojnë më shumë të kenë dy qenë dhe dy mace, pasi qentë dhe macet zëvendësojnë fëmijët. E kuptoj se ju do të qeshni, por realiteti është ky”, tha kreu i Kishës Katolike.

Papa 85-vjeçar theksoi se shumë vende po plaken, pasi u mungojnë brezat e rinj, duke shtuar më tej se edhe prindërimi ka humbur vlerën e tij.

Ata që jetojnë mes njerëzve dhe vendosin të martohen duhet të mendojnë për të pasur fëmijë”, tha Papa.

Ai theksoi se të kesh fëmijë sot në mënyrë natyrale apo nëpërmjet birësimit është e vështirë, por të mos kesh asnjë fëmijë është një vështirësi edhe më e madhe.

Françesku tha se Italia po përballet me një krizë demografike, pasi niveli i lindjeve në vend është në rënie.

Top Channel