SHBA, rastet me COVID-19 tek fëmijët rriten 64 për qind brenda një javë

05/01/2022 10:51

Rastet e llojit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), të cilët javët e fundit janë përhapur me shpejtësi në SHBA, kryesisht tek fëmijët, janë rritur 64 për qind brenda një jave duke arritur në një nivel rekord.

Sipas të dhënave të publikuara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), rastet me COVID-19 të cilët në mesin e fëmijëve në SHBA kanë shënuar rritje në 64 për qind në krahasim me javën e mëparshme, janë vlerësuar si një “rritje shqetësuese”.

AAP ka informuar se brenda javës që përfundoi më 30 dhjetor tek fëmijët janë regjistruar mbi 325 mijë raste të COVID-19, ndërkohë që kjo shifër ka qenë 199 mijë një javë më parë.

Sipas të dhënave që nga fillimi i pandemisë deri më tani, rreth 7.9 milion fëmijë që përkon me 1 në 10 të numrit të fëmijëve në SHBA kanë rezultuar pozitivë në teste, ndërsa numri i rasteve njëri pas tjetrit në 21 javët e fundit ka kaluar 100 mijë.

Në përgjithësi që nga java e parë e shtatorit kur u hapën shkollat në vend në testin e COVID-19 kanë rezultuar pozitiv mbi 2.8 milionë fëmijë.

Në raportin e AAP, thuhet se mbi fëmijët e infektuar me COVID-19 nuk janë vërejtur sëmundje serioze dhe se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme se çfarë ndikimi do të ketë mbi fëmijët në një afat të gjatë./AA/

Top Channel