Binjakët e famshëm Bogdanoff vdesin nga Covid me 6 ditë diferencë nga njëri-tjetrin, ishin të pavaksinuar

05/01/2022 11:34

Grichka dhe Igor Bogdanoff binjakët më të famshëm të Francës, janë ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Të njohur për shfaqjet televizive fantastiko-shkencore në vitet 1980, ata nuk ja dolën të fitonin betejën më covid pas disa ditësh kurimi në spital.
Grichka ndërroi jetë më 28 dhjetor dhe vëllai i tij të hënën, 6 ditë më pas. Vëllezërit nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19.

Miqtë e tyre thanë se ishin të bindur se mënyra e tyre e shëndetshme e jetesës do t’i mbronte dhe ata u shtruan në spital në mes të dhjetorit.
Vëllezërit Bogdanof njiheshin si ekscentrikë, me prejardhje nga fisnikëria austriake.

Gjatë viteve 1990, tiparet e tyre të fytyrës ndryshuan në mënyrë dramatike, duke i lënë ata me mjekër, buzë dhe mollëza me pamje të çuditshme.

“Ne jemi krenarë që kemi fytyra si jashtëtokësorë,” thanë ata dikur.
Para se të shtroheshin në spital, binjakët po punonin në një projekt pilot për të ringjallur shfaqjen e tyre të vjetër televizive.

Top Channel