“Budallallëku nuk e merr dot peng Shqipërinë”, Rama ndan foto nga resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ata që kryetari Lulzim Basha të lirojë zyrën e tij.
Mësohet se ky grup deputetësh do të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.
Ata kanë provuar tre dyert e selisë së partisë për t’u futur në pjesën e brendshme, por ato kanë rezultuar të bllokuara.
Aktualisht në katin e parë të selisë së PD-së, thuhet se po kryhen punime. Ndërkohë, një protestë kombëtare është thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së. Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij.
Top Channel