“Ku i keni burrat sonte?” Fjolla Morina ka një pyetje për vajzat

05/01/2022 22:36

Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret që shpesh provokon jo vetëm me fotot që publikon, por edhe me mbishkrimet që bën.

Së fundmi ajo ka një pyetje për gratë. Në disa imazhe që ajo ka postuar ka shkruar: ”Ka i keni burrat sonte loqka?”

Kujtojmë se Fjolla u arrestua një vit më parë, pasi u kap me armë në çantë.

Kujtojmë se Fjolla prej disa kohësh është në arrati, pasi u largua nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës drejt Kosovës.

Këngëtarja ka treguar gjatë një interviste së fundmi se në banesë qëndroi gjatë gjithë periudhës me partnerin e saj.

Ajo ka shtuar se ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse ishte aty, kishte shkuar në spital pasi vuante nga depresioni. Më pas Morina theksoi se kur mësoi se uniformat blu kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive. Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla dhe më pas ata u ndanë.

Ndërsa në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla ka thënë se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel