Tiranë/ Hidhet lëndë plasëse para portës së një banese, policia jep detajet

05/01/2022 23:26

Një sasi lënde plasëse artizanale është hedhur para portës së banesës së shtetasit me iniciale V. K.

Policia njofton se shpërthimi nuk ka shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel