E mërkurë, 06 Tetor 2021
17:43
Ina Kollçaku shkon në protestë me simite në dorë: Kush nuk del këtu, e meriton rritjen e çmimeve

Ina Kollçaku është e pranishme në protestën kundër rritjes së çmimeve.

17:37
Partitë gjermane bien dakord për koalicionin qeveritar të qendrës së majtë (fotot)

Dhjetë ditë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare gjermane nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, partia E Gjelbër dhe ajo liberale pro-biznes FDP kanë pranuar sot të nisin një “koalicion eksperimentues” qeveritar me ta.

17:35
Greqi/ 21-vjeçari humb betejën me covid, ishte i pavaksinuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 21-vjeçar, i cili nuk ishte vaksinuar, por që kishte vështirësi në frymëmarrje ka ndërruar jetë, pas tetë ditësh që qëndronte i shtruar në spitalin Papanikolaou në Selanik.

17:29
Nis protesta para kryeministrisë, aktori Binaj: Boll me eksperimente! Jemi mbi 1000 veta, do vijnë dhe të tjerë

Mbi 1000 qytetarë janë mbledhur tek kryeministria për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. “#Uria pa TVSH #Drita pa Qiri #Karburanti pa luks”, janë pankartat më të shumta që mbahen në duart e protestuesve.

17:25
Kosovë/ Një viktimë dhe 41 raste të reja me covid-19

Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,777 mostrave, thuhet në raport.

17:17
“Strehimi problem serioz”/ Kryeministri spanjoll: Bonus për të rinjtë, të dalin nga shtëpitë e prindërve dhe të paguajnë qiranë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka propozuar që të rinjve spanjollë t’u ofrohet një bonus mujor, për t’i ndihmuar ata të lënë shtëpinë e prindërve dhe të paguajnë qiranë.

17:05
Talibanët vrarin kufomat nga ekskavatorët për të dhënë shembullin e tmerrit në Afganistan (fotot)

Militantët talibanë kishin varur sot kufomat e kriminelëve të vrarë nga krahët e ekskavatorëve në Afganistan, duke dhënë shembull tmerri për komunitetin apo ata që shkelin rregullat e qeverisë së re.

16:52
Ironia e ekonomistit. Rama fitoi zgjedhjet pa program, PD nuk bind me propozimet e saj

Ekonomisti Pano Soko ka folur në “Top Talk” për rritjen e çmimeve duke ironizuar se qeveria nuk ka pse të bëjë program për menaxhimin e situatës pasi fitoi zgjedhjet pa program.

16:48
Rritja e çmimeve e pajustifikuar. Pano Soko kërkon të hiqet taksa e rrugës në çmimin e karburanteve

Rritja e çmimeve është kthyer në një diskutim të madh pasi do të shtrenjtohen faturat, ndërsa ende nuk ka një plan për menaxhimin e masave.

16:45
Vitrina e librit/ Të droguar tek luksemburgasit – Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në Luksemburg, i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti ilegal, mes të cilëve edhe një i ri nga Kosova, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d’Hollerich dhe arreston një student luksemburgas dhe një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë…

16:41
Vitrina e librit/ Shitësi i këpucëve – Phil Knight

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

16:39
Vitrina e librit/ Letra Milenës – Franz Kafka

Në asnjë vepër tjetër, Kafka nuk e zbulon veten si në ‘Letrat drejtuar Milenës’, të cilat fillojnë si një korrespondencë pune, por shpejt kthehen në një histori pasionante letrash dashurie.

16:35
Restoranti i Nusr-Et habit dhe Londrën me biftekun 1,450 paundë, hamburger £100 (fotot)

Ish-kasapi turk Nusret Gokce ka hapur së fundmi një restorant të ri në Londër dhe shpejt ka habitur darkuesit dhe mediat me faturat monstruoze të ushqimeve të tij.

16:32
“BE gënjen për Ballkanin”/ Mediat zvicerane: Marrëdhënie thellësisht të pasinqerta. E kanë zakon

“Marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë thellësisht të pasinqerta, duke theksuar se fajin për këtë e ka vetë BE-ja” thuhet në një editorial të gazetës zvicerane, Neue Zürcher Zeitung.

16:26
S`ka datë për anëtarësimin/ Bllokimi erdhi nga Merkel: Nuk janë gati!

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore lidhur me pranimin në BE nuk u përmbushën as në samitin e vendeve të rajonit me bllokun europian në Bërdo të Sllovenisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, në deklaratën përfundimtare të samitit vendimet për pranimin në BE do të varen nga përpjekjet për reformat.

16:23
Vuçiç kalon “në sulm”: Nuk hyjmë në BE pa zgjidhur çështjen me Kosovën! Lavdëron Macron

Serbia nuk do të jetë në gjendje t`i bashkohet BE-së nëse nuk zgjidh më parë cështjet e hapura me Kosovën, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vucic në samitin e Bërdos në Slloveni.

16:08
Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

16:03
20 vjeçarja gjendet e vdekur në pyll, e katërta në grupin vetëvrasës të WhatsApp (fotot)

Një e re britanike është gjetur e vdekur në një zonë pyjore qytetare. Vajza ishte pjesë e një grupi në rrjetin WhatsApp ku tre persona të tjerë kishin vrarë veten, thuhej në dokumentet e hetimeve.

15:52
Çfarë loje po luan turku? Ankaraja godet publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë!

Pas përkeqësimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S400, Ankaraja u duke se po e forconte akoma edhe më shumë aleancën e saj me Moskën.

15:50
Kur matjet “i bën me sy”/ Avioni ngec poshtë mbikalimit!

Është bërë virale në rrjetet sociale një video në të cilën shihet sesi një avion i Air India ka ngecur poshtë një mbikalimi në një autostradë në New Delhi.

15:47
Holanda, “kthesë 360 gradë”: Rutte sulmon ashpër Bullgarinë për veton, përqafon Ramën!

Kryeministri holandez Mark Rutte u shfaq me një qëndrim kryekëput të zbutur në raport me Ballkanin në samitin e Bërdos në Slloveni. Që në fillim, ai shpalosi të gjithë dashamirësinë e tij ndaj kryeministrit Edi Ramës, kur insistoi që shefi i ekzekutivit shqiptar të kalonte i pari për të hyrë në ndërtesë.

15:38
Shfaqja “Sandër Ruçi show”/ Aktori i humorit kthehet nga SHBA për shfaqjen e 13

Edhe pse jeton prej vitesh  në SHBA, aktori i njohur shkodran i humorit, Sandër Ruçi, asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes dhe çdo vit rikthehet në Shkodër me shfaqjet e tij humoristike.

15:37
Turqia hap Galipolin si ‘muzeum nënujor’ ku zhytësat vizitojnë rrënojat e anijeve të Luftës së Parë Botërore (fotot)

Rrënoja trupash të anijeve dikur krenare të luftës, mirëpresin zhytësit në brigjet perëndimore të Turqisë, si një testament i betejave të Luftës së Parë Botërore, vend tashmë i kthyer në një muzeum nënujor nga autoritetet.

15:27
“Duhet të qartësojmë Shqipërinë e RMV”/ Von der Leyen: BE duhet të bëjë më shumë, pashë padurimin nga zgjatja e procesit të zgjerimit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,në një konferencë për shtyp pas samiti, zbuloi disa nga temat kryesore të diskutuara ku fokusi ishte integrimi i gjashtë vendeve të rajonit.

15:27
Samiti në Slloveni/ Presidenti i Këshillit Evropian: Përpjekje për të përforcuar marrëdhëniet BE-SHBA

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është shperehur se BE ka bashkëpunuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në.

15:25
Protestë për pallatin në Durrës/ Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti: Pse u ndërprenë punimet?

Afro 2 vjet pas tërmetit, procesi i rindërtimit në Durrës po vijon, por nuk mungojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Banorë të një pallati në lagjen 12 të Durrësit kanë protestuar para bashkisë, pasi punimet për riforcimin e pallatit të dëmtuar janë ndërprerë, po ashtu dhe bonusi i qirasë për banorët.

15:21
Mësim në lokalin e fshatit/ Në Babicë të Vlorës po riparohet. Nxënësit mësim me turne

Mos përfundimi në kohë i rikonstruksionit të shkollës ka bërë që fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Selam Musai” në Babicë të Vlorës ta zhvillojnë mësimin në një lokal në qendër të fshatit. 

15:11
Etika në politikat për kontrollin e duhanit: Diskutimet e samitit ‘No Smoke’

Samiti No Smoke i SCOHRE, një shoqatë ekspertësh të pavarur të kontrollit të duhanit dhe reduktimit të dëmit dhe shkencëtarësh nga të gjitha fushat, pati këtë vit edicionin e tij të katërt.

15:09
Rritja e çmimit të energjisë, Von der Leyen: Brenda javës publikojmë planin afatgjatë të BE

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni, u fol edhe për krizën e energjisë që po prek botën dhe që është paralajmëruar të vijë edhe në Shqipëri, që do të shoqërohet me çmime marramendëse.

15:02
‘Nuk arritëm afat për zgjerimin”/ Kryeministri i Sllovenisë: Të zgjidhen çështjet e hapura mes vendeve

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se edhe pse donin të kishin një afat për zgjerimin nuk arritën të kishin një datë.

14:57
Presidentja e Komisionit Evropian: BE e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli pas Samitit të Ballkanit Perëndimor-BE, që u mbajt në Slloveni.

14:40
Skandali me korrupsionin në Unazën e Madhe, Helidon Bushati: Fituesit e 7 loteve janë të paracaktuar

Deputeti Helidon Bushati me anë të një statusi në rrjete sociale tha se Unaza e Madhe, është kthyer në një mal të vërtetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë.

14:31
Singapori blen ilaçin kundër Covid 19, të prodhuar nga Merck

Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit.

14:19
Tornadot godasin Siçilinë, disa të lënduar- pemët shkulen nga rrënjët!

Një tornado e fuqishme goditi qendrën e Katanias në Sicili, duke mbjelle kaos në rrugën e saj. Tromba e dhunshme e ajrit është shoqëruar edhe me shira të rrëmbyer.

14:16
23-vjeçarja ndërroi jetë gjatë operacionit në spitalin e Vlorës/ I ati: Pres ekspertizën!

Ardian Leka, babai i 23-vjeçares Brisilda Sadushi nëna e dy fëmijëve të mitur që humbi jetën pas një ndërhyrjeje në spital është ende në pritje të ekspertizës që zbulon shkakun e vdekjes së saj.

13:46
Shtyhet hapja e universiteteve/ Ministrja e Arsimit: T’i japim mundësi studentëve që të vaksinohen

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka lajmëruar se java e ardhshme do të jetë “Java e Vaksinimit Masiv të Studentëve”. Ndaj viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve, tha ministrja.

13:46
“Kam humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin”/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Janë të bllokuar nga zjarri që ndezën

Kryeministri Edi Rama është shprehur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë se e ka humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin me Maqedoninë e Veriut.

13:40
Dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, të dehur në timon, 3 të arrestuar në Durrës

3 shtetas janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

13:38
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor/ Varhelyi: Duhet të marrim përgjegjësitë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në samitin që po mbahet në Brdo të Sllovenisë foli në lidhje me ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

13:30
Kryeministrja e Zelandës së Re: Strategjia e karantinimit të rreptë nuk dha rezultate kundër COVID

Zelanda e Re ka filluar të distancohet ngavendosja e masave anti- COVID dhe nga karantinimi.

13:28
Serbia “qimen e ndërron”: Provokon Beogradi, bllokon kamionin se kishte targa të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, njoftoi se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, u bllokua teksa kalonte në Serbi sepse në dokumentet e tij shkruhej: Republika e Kosovës.

13:22
Trump, i ndershëm? U varfërua gjatë presidencës- mbetet jashtë listës së Forbes

Për të parën në 25 vjet Donald Trump nuk ia doli te ishte pjesë e listës së 400 njerëzve më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Forbes.

13:17
Ekskluzive/ “Nuk doja ta vrisja, ndjej dhimbje” vrasësi i Sabrina Bengajt flet nga burgu

Elton Metaj, vrasësi i Sabrina Bengajt në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se nuk donte ta vriste ish-bashkëshorten.

13:09
CIA në alarm: Dikush po ekzekuton informatorët tanë nëpër botë! Del kabllogrami sekret

Një kabllogram i CIA-s i botuar së fundi nga gazeta New York Times, nxjerr në pah problemin e madhe që ka pllakosur agjensinë amerikane të inteligjencës prej disa kohësh.

13:08
Ikja e Ardi Veliut, Çuçi: Duhej energji e re për të realizuar objektivat e mandatit të tretë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ashtu siç Top Channel raportoi i pari, njoftoi zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, zotin Gledis Nano.

12:54
“Kostot e energjisë jo mbi familjarët”! Zv/kryeministri: Të gatshëm të mbrojmë dhe biznesin e vogël

Situata emergjente e krijuar për shkak të krizës energjetike nuk do të prekë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla në vend.

12:38
Filloi Big Brother VIP! Prezantohen banorët VIP të shtëpisë më të famshme

“Big brother Albania Vip” sapo ka nisur ekperiencën e rrugëtimit dhe do te jete ne ekranin e Top Channel, deri ne janar.

12:32
Rënia drastike e Nuri Sahin, tashmë me post të dyfishtë

Në 2011-ën u transferua te Reali i Madridit me shumë bojë por që nga ai moment karriera e Nuri Sahin ka ardhur vetëm në rënie.

12:31
Kurti takohet me Vuçiç në Slloveni: BE të hapë dyert, Kosova ka vuajtur boll!

Në pauzën mes dy sesioneve të samitit në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçic, një përballje që duket se do të ndodhë në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefit të Elizesë, Emmanuel Macron.

12:26
Ndihmuan emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, heqje lirie për 4 shqiptar dhe egjiptianin që i sillte në Shqipëri

Pesë persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në vendin tonë janë dënuar sot nga Gjykata e Vlorës.

12:24
Shqipëria në BE, dritë jeshile zgjerimit? Samiti i Sllovenisë nis në hijen e paqartësive

Në Bërdo të Sllovenisë nisi nën hijen e paqartësive samiti i shumëdiskutuar i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

12:21
Familja e çuditshme në Amerikë/ Mamaja, vajza dhe motra ndajnë të njëjtin burrë (Fotot)

Një vajzë në “TikTok-u” i ka lënë të gjithë pa fjalë kur ka deklaruar se nuk e ka problem që bashkëshorti i saj kryen marrëdhënie seksuale  me motrën dhe nënën e saj.

12:21
“PD ka njoftuar protestë para kryeministrisë”, Ambasada amerikane ngatërron organizatorët? Thirrje shtetasve të saj: Shmangni tubimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar  shtetasit e SHBA në Shqipëri që t’i shmangen protestës  së sotme.

12:07
Hidrocentralet kanë më pak ujë! Prurjet në kaskadën e Drinit janë minimale, pa reshje do të bjerë prodhimi

Mungesa për një kohë relativisht të gjatë e reshjeve të shiut dhe prurjet ujore në nivele minimale, kanë sjellë një situatë të vështire hidrike në 3 hidrocentralet mbi lumin Drin që prodhojnë mbi 90% të energjisë elektrike në Shqipëri.

12:06
Zaev “paralajmëron” BE-në: Nëse fjalët nuk kthehen në vepra, rajoni “plas”!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilloi disa takime nga ana e tij në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë të Sllovenisë.

12:02
Spanja i bën “karshillëk” Kosovës në samit: Shmanget elementi acarues për Madridin!

Spanja e theksoi edhe njëherë me të madhe kundërshtinë e saj ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

12:00
Ekskluzive! Emri/ Kryeministri Rama zgjedh pasardhësin e Ardi Veliut

Kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën e emërimit të Gledis Nano si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit.

11:59
Shpërblehen 31 nxënësit e ekselencës në Durrës, 10 prej tyre më të mirët e Maturës Shtetërore

31 nxënësit e ekselencës së shkollave të mesme të bashkisë Durrës janë shpërblyer edhe financiarisht nga bashkia për rezultatet e larta, si një vëmendje e shtuar dhe investim për brezin e ri dhe kontributin e tyre në zhvillimin e Durrësit në vazhdim.

11:48
“Rikthimi i Dr. Florit”/ Aurela Gaçe tregon për këngën e re: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur…

Kënga e re e Aurela Gaçes dhe Stines riktheu në skenë Dr. Florin, me zërin e tij unik.

11:48
Veliaj i jep “Çelësin e qytetit” Zv.Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë.

11:38
Pamjet nga Sllovenia/ Rama takon Macron, çfarë po i tregon me insistim?

Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet e para nga samiti i BE-Ballkani perëndimor, që po mbahet sot në Brdo të Sllovenisë.

11:30
FOTOJA E DITËS/ Samiti i Brdos në Slloveni bën bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ditën e sotme po mbahet Samiti i Brdos në Slloveni, ku janë bërë bashkë liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

11:30
Video/ “Jo jo, kalo ti i pari”. Momenti kur Rama ‘përplaset’ me kryeministrin e Holandës, nuk ndajnë dot kush të hyjë më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e e Ballkanit Perëndimor. Në hyrje ai është takuar edhe me homologun holandez Mark Rutte , ku duhet se nuk ‘po merreshin vesh’ se cili do të hynte i pari.

11:18
Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Presidenti i PE: Të kapërcehet ngërçi e të ecet para me procesin e pranimit

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për samitin BE-Ballkan Perëndimor që zhvillohet sot në Slloveni, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u kërkoi udhëheqësve të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit në BE.

11:16
Superndeshja Itali-Spanjë/ “La Roja” kërkon sot hakmarrjen

Katër javë kaluan shpejt dhe skuadrat përfaqësuese të Kontinentit të Vjetër i rikthehen menjëherë në fundjavë sfidave eliminatore të fazës së grupeve, të vlefshme për kampionatin e ardhshëm botëror, që do të zhvillohet vitin tjetër në Katar, gjatë muajve nëntor-dhjetor.

11:12
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Presidenti i KE: Shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel  tha para fillimit të Samiti të Brdos në Slloveni tha se ky është një shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

11:11
Atentati në Torino! Kush është burri nga Tirana që u qëllua në sy të vëllait, e kaluara e errët (Emri)

Rexhep Uba, 48 vjeç nga Tirana, është shqiptari i cili u qëllua me armë zjarri në Torino të Italisë të Martën. Emrin e zbulojnë mediat lokale, që raportojnë se ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

10:55
“Shkruaje këtu, hajvan”/ Zagani për letrën e Ardi Veliut: Na degjeneroi komplet, nuk u bë dot polic

Largimi i Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Virale është bërë një letër, me tre paragrafe, ku Veliu pretendon se i kërkon dorëheqjen Ramës, edhe pse Top News zbuloi ekskluzivisht se bëhet fjalë për shkarkim të tij.

10:45
3 ditë para ndeshjes me Hungarinë/ Pozitiv me COVID mbrojtësi dhe fizioterapisti i Kombëtares

3 ditë para ndeshjes me Hungarinë,  mbrojtësi i Kombëtares Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitiv me COVID.

10:38
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama për spanjollen “EL PAÍS”: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Europian

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Spanjë për të takuar homoloun e tij atje dhe më pas ka udhëtuar drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor por thekson se nuk pret asgjë nga unioni.

10:31
Kurti: BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën nga Sllovenia – ku do të mbahet samiti në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor – se kanë kaluar më shumë se tre vjet që Komisioni Evropian ka rekomenduar për të dytën herë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

10:29
Banka Botërore: Tregu i punës nuk është rikuperuar në Shqipëri, GDP parashikohet të rritet me 7.2%

Banka Botërore në një raport të fundit për Europën dhe Azinë Qendrore e ka konsideruar më të fortë se sa ishte parashikuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2021.

10:16
“I duam në BE vendet e Ballkanit Perëndimor”! Mesazhi i Presidentes së KE para nisjes së Samitit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pak para nisjes së samitit Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni, ka dhënë një mesazh .

10:16
Kontrata me “Pfizer”, dalin në shesh shifrat reale të vaksinimit/ Opozita akuzon Manastirliun: Çfarë doni të arrini?

Dy komisionet, ai i Shëndetësisë dhe ai i Ligjeve, miratuan në mënyrë unanime shtesën e kontratës mes qeverisë dhe “Pfizer” për 500 mijë doza vaksine që do të mbërrijnë në Shqipëri deri në fund të vitit.

10:10
Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja çfarë duhet të keni parasysh

Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2023. Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.

10:00
Vendimi i GJKKO-së: Sekuestrohen pasuritë e “Ben Qimes” dhe familjarëve të tij

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj, ose i njohur me nofkën “Ben Qimja”, dhe familjarëve të afërm të tij.

09:47
IKMT ‘zbarkon’ në Jalë, banorët kundërshtojnë me forcë: Vendimi për prishjen e banesave s’ka vulë gjykate

Fadromat e IKMT kanë mbërritur sërish në Jalë mëngjesin e sotëm për prishjen e ndërtimeve pa leje.

09:35
Me kanabis gati për shitje në makinë/ Në pranga 20-vjeçari në Lezhë

Një 20-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi iu gjet kanabis në makinë.

09:17
Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Një 33-vjeçar që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të Vlorës është arrestuar.

09:14
“Oh ato ditë të bukura”, regjisori Arben Kumbaro ngjit në skenën e Teatrit Metropol aktorët Yllka Mujo dhe Sokol Angjeli

Teatri Metropol sjell në skenën premierën absolute “Oh ato ditë të bukura” të Samuel Beckett me regji nga Arben Kumbaro. Vepra e cila është cilësuar një nga më të njohura të teatrit modern botërorë, do të interpretohet nga “Mjeshtre e madhe” e skenës,Yllka Mujo, shoqëruar dhe nga interpretimi i aktorit të mirënjohur Sokol Angjeli.

09:02
Pritjet e Gjermanisë nga samiti Ballkani Perëndimor-BE

Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pri Kranju, Slloveni, synon të ruajë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Çfarë presin ekspertët dhe politika në Gjermani?

09:00
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE/ Mbahet Samiti i Brdos në Slloveni! I pranishëm edhe Rama

Dita e dytë e Samitit të Brdos në Slloveni ka nisur ditën e sotme me liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

08:57
Vuçiç: Merkel dhe Macron kanë porosi për mua dhe Kurtin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në Samitin Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor që do mbahet në Brdo të Sllovenisë, ka deklaruar se do të takojë kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

08:40
Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin Perëndimor?

Ballkanit Perëndimor nuk do t’i mbyllen dyert, por as hapat e afrimit nuk janë të rëndësishëm. Nuk pritet as ndonjë datë konkrete për anëtarësimin.

08:36
Dhunoi mbesën e tij, në pranga 45-vjeçari në Tiranë

7 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

08:15
Biden: SHBA dhe Kina do ta zbatojnë marrëveshjen për Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë pajtuar për të zbatuar “marrëveshjen për Tajvanin”.

07:50
Shifrat/ Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë. Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%) ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

07:39
SHBA, dëshmon në Kongres kundër Facebook ish-punonjësja Frances Haugen

Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme që u shkaktonte Istragrami disa adoleshentëve. Komentet e ish-menaxheres Frances Haugen rreth kësaj çështjeje si dhe akuzat e saj për pandershmëri nga ana e kompanisë së medias sociale në përpjekjet kundër gjuhës së urrejtjes dhe disinformatave, kanë krijuar një debat të gjerë publik. Ajo po paraqet dëshminë e saj para nënkomisionit të Senatit për Tregtinë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

07:17
Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:52
Elbasan/ Makina përplaset me shtyllën, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në qendër e qytetit të Elbasanit.

06:32
Ecni shpejt për të ndalur dhimbjet e këmbëve, këshillat e mjekëve

Qarkullimi i keq i gjakut mund t’ju prekë në çdo moshë e të kthehet në një problem për përditshmërinë tuaj. Kur hasni vështirësi të këtj lloji, simptomat janë kryesisht fizike, të dhimbshme e të bezdishme. Enët e gjakut, bashkë me zemrën dhe muskujt e tjerë janë përbërësit kryesorë të sistemit të qarkullimit të gjakut.

06:16
Zbuloni cili është ndryshimi midis regjimit ushqimor vegan dhe atij vegjetarian

Shumë njerëz në të gjithë botën kanë ndryshuar mënyrën se si ushqehen, duke kaluar në një regjim ushqimor me bazë bimore. Dhe si sigurisht që ka shumë arsye që njerëzit po e mbështesin këtë mënyrë të ushqyeri. Një regjim ushqimor me ushqime të plota me bazë bimore, shoqërohet me peshë më të ulët trupore dhe një rrezik të zvogëluar të disa sëmudjeve kronike. Ku mund të përfshihen sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut, dhe rënia e funskioneve të trurit.

05:50
4 mënyra si ta përgatisni dhomën për një gjumë të qetë

Kur bëhet fjalë për shëndetin, gjumi është po aq thelbësor sa regjimi ushqimor dhe stërvitja e rregullt.

05:15
Cilat janë frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer

Sheqeri tek frutat vjen bashkë me fibrat, mineralet dhe vitaminat, gjë që balancon situatën në organizëm. Kështu që ai është shumë herë më pak i dëmshëm se sa sheqeri i përpunuar. Sidoqoftë, sheqeri mbetet sheqer, ndaj edhe në rastin e frutave, nuk duhet tepruar, ose më saktë duhet vendosur një ekuilibër.

04:44
“Nuk më fryhet …”, Paloma u tregon banorëve të Big Brother Vip problemin me gatimin

Startoi të martën në mbrëmje në ekranin e Top Channel spektakli Big Brother Albania Vip. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po njihen njëri me tjetrin teksa kanë nisur edhe “ngacmimet” e para.

03:46
Stuhi shiu në Londër/ Përmbytje në disa rrugë dhe dyqane, bllokohen edhe hekurudhat

Londra është përfshirë nga stuhi shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje në rrugë dhe në disa dyqane. Gjithashtu raportohet edhe për bllokime të hekurudhave dhe autostradave.

03:13
Pahor nderon Angela Merkel me urdhrin më të lartë slloven

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka nderuar sot kancelaren gjermane Angela Merkel me Urdhrin e Meritës së Veçantë për kontributin e saj personal në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe për udhëheqjen e saj të besueshme në Evropë.

02:44
Japoni/ 61% e popullsisë është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza

Japonia para pak ditësh hoqi gjendjen e jashtëzakonshme ndaj pandemisë së Covid-19. Rreth 61 për qind e popullsisë në Japoni është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza.

02:20
Haradinaj: Pa praninë e SHBA-së nuk mund të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, edhe një herë ka insistuar se pa përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së Joe Biden në tavolinë, nuk mund të arrihet asnjë progres.

01:42
Foto/ “Muzikë, kërcim dhe cigare”, ja si po e kalojnë natën banorët e Big Brother Vip

Startoi në ekranin e Top Channel, Big Brother Vip ku u prezantuan 14 konkurrentën e parë.