Çfarë loje po luan turku? Ankaraja godet publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë!

06/10/2021 15:52

Pas përkeqësimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S400, Ankaraja u duke se po e forconte akoma edhe më shumë aleancën e saj me Moskën.

Por pikërisht tani bën një lëvizje të forte: Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu e akuzoi  publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë, të cilën ia shkëputi Ukrainës.

Sipas Çavuşoğlu, veprimet e Rusisë për ankesimin e gadishullit ishin të paligjshme. Turqia, deklaroi ai, nuk ka ndërmend ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Ne nuk e njohim aneksimin e Krimesë. Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë se nuk i fshehim këto politika”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i jashtëm i Turqisë.

Deklarata e kryediplomati turk erdhi pak ditë pas dështimit të negociatave në mes të Turqisë dhe Rusisë për Sirinë. Në rajonin e Idlibit, ushtria ruse dhe ajo siriane kanë rinisur bombardimet e luftëtarëve të mbështetur nga Turqia dhe trupat e saj, çka solli në një acarim të marrëdhënieve me Moskën.

Top Channel