Një 33-vjeçar që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të Vlorës është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë  të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë  arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel