“Rikthimi i Dr. Florit”/ Aurela Gaçe tregon për këngën e re: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur…

06/10/2021 11:48

Kënga e re e Aurela Gaçes dhe Stines riktheu në skenë Dr. Florin, me zërin e tij unik.

Kënga e re e Aurela Gaçes dhe Stines riktheu në skenë Dr. Florin, me zërin e tij unik.
Ndonëse këngëtari ka ndërruar jetë vite më parë, ai jeton mes fansave me muzikën që dhuroi e sidomos mes kolegëve, që e njihnin talentin e tij.

Aurela Gaçe ka qenë një ndër këngëtaret që ka bashkëpunuar me shumë me të dhe hiti “Origjinale” dëgjohet ende sot në club-e.

E ftuar këtë mëngjes në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Aurela tregoi se si duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter që ishte prishur prej muajsh, gjeti të regjistruar zërin e Florit.

Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka dhe morëm lejen e familjarëve të Florit. Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçk, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”.

Top Channel