FOTOJA E DITËS/ Samiti i Brdos në Slloveni bën bashkë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

06/10/2021 11:30

Ditën e sotme po mbahet Samiti i Brdos në Slloveni, ku janë bërë bashkë liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mes pjesëmarrësve është edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, takojnë Janez Janša, Kryeministër i Sllovenisë; Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe liderë të tjerë.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë për nisjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Samiti i Brdos sot do të ketë në fokus të ardhmen e rajonit, por pritet të diskutohen edhe një sërë temash me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.

Rama në hyrje të Samitit është takuar me homologun holandez Mark Rutte , ku duhet se nuk ‘u morën vesh’ se cili do të hynte i pari.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u kërkoi udhëheqësve të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit në BE.

“Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është  koha që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen”, shkroi Sassoli.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel  tha para fillimit të Samiti të Brdos në Slloveni tha se ky është një shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sot, ne kemi mundësinë që të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë një shans për ne që të konfirmojmë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor nga njëra anë, nga ana tjetër do të jetë gjithashtu mundësia për të bërë është e qartë se ne jemi gati të mobilizojmë shumë para për të investuar në vende, por edhe për të mbështetur reformat, reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe reformat për të përmirësuar qeverisjen. Ne duam lidhje më të ngushta me ato vende ”, deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pak para nisjes së samitit Ballkani Perëndimor-BE, në Slloveni tha  se vendet e Ballkanit perëndimor i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera. Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, ka thënë Presidentja e KE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën nga Sllovenia se kanë kaluar më shumë se tre vjet që Komisioni Evropian ka rekomanduar për të dytën herë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ka pasur padrejtësi të madhe dhe mungesë të drejtësisë ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik esencës së tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë”, ka thënë ai.

Top Channel