Të shtënat me armë në Mirditë/ Zbardhen detaje, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Mos përfundimi në kohë i rikonstruksionit të shkollës ka bërë që fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Selam Musai” në Babicë të Vlorës ta zhvillojnë mësimin në një lokal në qendër të fshatit.
Edi Meminaj mësuesi i klasës së parë tha se detyroheshin të bënin mësim më turne në shkollat e Vlorës prandaj kishin gjetur këtë zgjidhje .
Po kaq jonormal është edhe fakti se nga ana tjetër pronari i një tjetër subjekti në po të njëjtën godinë tha se mësueset i luteshin për të negociuar qiranë.
Ndërkohë nga Drejtoria Arsimore nuk ka ende një përgjigje zyrtare për rikthimin e fëmijëve në shkollë dhe nisjen e procesit mësimor në kushte normale. Në një godinë të ngjashme zhvillojnë mësimin edhe fëmijët e kopshtit.
Top Channel