“Kostot e energjisë jo mbi familjarët”! Zv/kryeministri: Të gatshëm të mbrojmë dhe biznesin e vogël

06/10/2021 12:54

Situata emergjente e krijuar për shkak të krizës energjetike nuk do të prekë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla në vend.

Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sipas të cilit së shpejti qeveria do të dalë me një plan të posaçëm në mbështetje të shtresave në nevojë pa dhënë më tepër detaje, duke lënë të kuptohet se barra mund të bjerë mbi biznesin e madh.

Ne jemi të bindur, të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri brenda javës do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve dhe nga rritja e kostove për shkak këtyre çmimeve“.

Teksa ia atribuoi edhe një herë rritjen e fortë të çmimit të energjisë në import situatës në tregjet globale, zëvendëskryeministri garantoi qytetarët se pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve të energjisë në import, vendi nuk do të përballet me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ministria e Energjisë shtoi ai së bashku me kompanitë po punon për daljen në tregjet e huaja për të blerë energji të vazhduese.

Top Channel