Talibanët vrarin kufomat nga ekskavatorët për të dhënë shembullin e tmerrit në Afganistan (fotot)

06/10/2021 17:05

Militantët talibanë kishin varur sot kufomat e kriminelëve të vrarë nga krahët e ekskavatorëve në Afganistan, duke dhënë shembull tmerri për komunitetin apo ata që shkelin rregullat e qeverisë së re.

Zv. guvernatori i provincës Herat, Mawlawi Shir Ahmad Muhajir tha se tre kufomat në pamjet që shokuan botën, ishin burra që kishin hyrë në një shtëpi për të grabitur.

Imazhet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregonin trupat e ngritur në ajër, të varur nga qafa, në zonën Obe të Herat.

Spektatorë në shesh shiheshin që i bënin foto trupave të shfaqur në publik.

Pamjet brutale ishin një tjetër shembull i praktikave të terrorit që kanë ngritur shqetësimet se talibanët po i rikthehen taktikave të qeverisjes së ashper te viteve 1996 deri në 2001.

Zhvillimi vjen edhe pse Talibanët insistojne se në mandatin aktual në pushtet, do të përdorin mënyra të moderuara qeverisjeje, duke garantuar të drejtat e qytetarëve, apo grave dhe vajzave sipas ligjit islamik.

Disa javë më parë të tjere trupa të disa të akuzuarve si pengmarrës, u varën nga një vinç në një shesh të mbushur me njerëz në Herat.

Wazir Ahmad Seddiqi, i cili ka një farmaci në shesh, tha se viktimat ishin vrarë në përleshje me policinë dhe pas shfaqjes në sheshin qendror ato u zhvendosën për t’u shfaqur dhe në vendodhje të tjera.

FOTO GALERI
1/3
Militantët talibanë kishin varur sot kufomat e kriminelëve të vrarë nga krahët e ekskavatorëve në Afganistan

Top Channel