Stuhi shiu në Londër/ Përmbytje në disa rrugë dhe dyqane, bllokohen edhe hekurudhat

06/10/2021 03:46

Londra është përfshirë nga stuhi shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje në rrugë dhe në disa dyqane. Gjithashtu raportohet edhe për bllokime të hekurudhave dhe autostradave.

Shumë londinezë sot nuk patën mundësi të shkonin në punë. Shumë dyqane u përmbytën, sidomos në lagjen elegante Knightsbridge, duke shkaktuar dëme të mëdha në mallra, shkruan BBC.

Sipas Met Office, parku i Shën Xhejmsit, në qendër të kryeqytetit britanik, u përmbyt nga 35 milimetra shi midis mesnatës dhe orës 06:00, ndërsa autostradat M23 dhe M25 në Sussex u mbyllën pjesërisht për trafikun.

Top Channel