Restoranti i Nusr-Et habit dhe Londrën me biftekun 1,450 paundë, hamburger £100 (fotot)

06/10/2021 16:35

Ish-kasapi turk Nusret Gokce ka hapur së fundmi një restorant të ri në Londër dhe shpejt ka habitur darkuesit dhe mediat me faturat monstruoze të ushqimeve të tij.

E përditshmja “The Sun” publikonte sot faturën prej 2,274.70 paundë ($3000) të një darkuesi të vetëm në restorantin e tij Salt Bae, ku përfshihej dhe një biftek “i larë në ar” prej 2 kilogramësh që kishte kushtuar 1,450 paundë (rreth $2000).

Në faturë ishte gjithashtu një hamburger që kushtoi £100, £30 patate të skuqura, £100 ëmbëlsira, £18 uji e £50 kafeja.

Për më tepër, shumës totale i shtohej taksa e shërbimit prej plot  296.70 paundë – rreth 15 përqind e faturës.

Një tjetër person kishte publikuar faturën e ushqimit te Nusret-i që arrinte në një totale prej 608.35 paundë.

Më herët një faturë nga restoranti i parë ‘Nusr-Et Steakhouse’ tregonte se darkuesi i vetëm kishte paguar një totale të çmendur prej 1,812.40 paundë.

Fatura tregonte se klienti kishte blerë vetëm një ‘hamburger të artë’, që kushtonte £100, një sallatë £23, dhe dy sanduiçë peshku që kushtonin 60 paundë secili, si dhe misër në kalli që kushton 10 paundë.

Edhe këtu artikulli më i shtrenjtë ishte bifteku i artë ‘Tom-ahawk’ prej 630 paundë, i veshur me një cipë të florinjtë.

Por edhe artikujt e vegjël nuk mbeten prapa për nga çmimet e shthurrura si 9 paundë për një Coca-Cola dhe 11 paundë për një kanaçe Red Bull.

FOTO GALERI
1/5
Ish-kasapi turk ka hapur së fundmi një restorant të ri në Londër dhe shpejt ka habitur darkuesit dhe mediat me faturat monstruoze

Top Channel