Ironia e ekonomistit. Rama fitoi zgjedhjet pa program, PD nuk bind me propozimet e saj

06/10/2021 16:52

Ekonomisti Pano Soko ka folur në “Top Talk” për rritjen e çmimeve duke ironizuar se qeveria nuk ka pse të bëjë program për menaxhimin e situatës pasi fitoi zgjedhjet pa program.

Ndërsa për PD, u shpreh se nuk bind me propozimet e saj duke theksuar se duhet të kishte dalë kundër dhe jo ta merrte si fakt të kryer rritjen e çmimeve.

Pano Soko: Nuk e kuptoj pse bëri program sepse fitoi zgjedhjet pa program fare. Dy momente ka me pikat e opozitës, e para që nuk më pëlqen qasja e opozitës që pranon rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe e merr fakt të kryer këtë gjë, ndërkohë që duhet të ishte e para që duhet ta kundërshtonte këtë gjë. Pra jo marrjen e masave për të ndihmuar shtresat në nevojë.

Mbaj llogoren tënde si opozitë, nuk kanë pse rriten çmimet, nuk ka pse pritet asnjë qytetar, edhe ai që ka lekë. Se po bëjmë sikur këta që kanë lekë duhet t’i vrasim. Jo o zotëri, dhe ai që ka rrogë të mirë s’kanë pse e paguajnë me shtrenjtë qeverinë. Ky është roli që duhet të opozita.

Top Channel