Ina Kollçaku shkon në protestë me simite në dorë: Kush nuk del këtu, e meriton rritjen e çmimeve

06/10/2021 17:43

Ina Kollçaku është e pranishme në protestën kundër rritjes së çmimeve.

Ndryshe nga të tjerët, ajo zgjodhi që në protestë të shkonte me një kosh të mbushur me simite buke. Ajo tha se zgjodhi këtë mënyrë pasi kauza është tepër delikate dhe theksoi se kushdo që nuk është i pranishëm në protestë, e meriton rritjen e çmimeve.

Ina Kollçaku:  Nuk do të doja të mbaja një pankartë. Kam qenë pjesë e disa protestave që i kam menduar të drejta dhe qytetare. Mendoj që është detyra më e rëndësishme e qytetarëve që protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk mjaftojnë 2 persona për të luftuar për të drejtat e qytetarëve shqiptar, çdo person që nuk del këtu meriton rritjen e çmimeve.

Nuk mundemi më të flasim në intervista apo media sociale, duhet të tregojmë që jemi ne që ju vumë dhe do ju heqim. Njerëzim duhet të ngrihen dhe të protestojnë me veprime se janë kundër vendimeve. Kjo është e vërteta e hidhur. Do vijoj të bëj detyrën time si qytetare dhe pa asnjë përfshirje politike dhe do ngrihem edhe qoftë vetëm sa herë të jetë e nevojshme për tu ngritur.

Top Channel