Ndihmuan emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, heqje lirie për 4 shqiptar dhe egjiptianin që i sillte në Shqipëri

06/10/2021 12:26

Pesë persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në vendin tonë janë dënuar sot nga Gjykata e Vlorës.

Trupi gjykues drejtohej nga gjyqtari Albana Selmani dhe prokuror Alfred Saliu. Saliu ka kërkuar arrest në burg për te pestë ndërkohë që gjykata ka vendosur për Klodian Gjikondaj arrest me burg. Me arrest shtëpie janë dënuar Fatjon Belaj, Rober Hysa, Arjol Lleshi.

Arrest me burg është përcaktuar për Mohamed Sherif arrest me burg, që dyshohet se ishte personi që sillte në vend shtetasit egjiptian.

Top Channel