Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, edhe një herë ka insistuar se pa përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së Joe Biden në tavolinë, nuk mund të arrihet asnjë progres.
“Qeveritarët e sotëm dikur thoshin “Jo negociata” e mandej thoshin “Jo negociata pa parime”, e tani kanë rënë në një nivel bisedimesh që janë më të ulëta se bisedime teknike”, tha Haradinaj në një media në Kosovë.
Sipas tij, gabimi më i madh në marrëveshjen e targave ishte përfshirja e tërheqjes së Policisë së Kosovës nga një pjesë e territorit të Republikës.
“Është një tentim që përmes një dere të vogël ta bëjnë Zajednicën. Humbja e autoritetit të policisë, të krijuar për 20 vjet, dhe bërja e kriminelëve autoritet në veri, është dëm i madh për vendin në planin e sigurisë nacionale. A ka të drejtë të shkojë policia e Kosovës në veri?”, ka thënë kryetari i AAK-së.
Top Channel