Është rënduar bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur pak më parë në Klos.
Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksii Goncharenko, habiti me deklaratën e tij në shqip se Kosova është pjesë e Evropës.
Asnjë çështje për cenimin e mbrojtjes së të dhënave personale nuk ka përfunduar në gjykatë pas publikimit të tyre, sipas komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Është identifikuar i mituri që mbeti viktimë si pasojë e të shtënave mesditën e sotme në Klos.
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thekson rëndësinë e procesit të vetting-ut në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë e unionit për të ndihmuar qeverinë:
Linja e energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia është ndërprerë sërish, duke e detyruar centralin të kalojë në gjeneratorë të emergjencës me naftë.
“Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate”- kështu u shpreh komisioneri Oliver Varhelyi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi raportin vjetor të zgjerimit të BE-së.
Tre të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i tragjedisë në Klos, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit.
Teksa kanë kaluar një muaj që nga sulmi kibernetik prej të cilit ra pre Shqipëria dhe u prekën disa nga sistemet kryesore të policisë së shtetit por jo vetëm, nuk dihet sesa të sigurta janë të dhënat e qytetarëve.
Prokurorët për ekipet e drejtësisë ndërkombëtare po hetojnë sulmet e fundit me raketa ruse në Kiev dhe qytete anembanë Ukrainës, të cilat deri më tani kanë vrarë të paktën 26 persona.
Një banesë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Amerikanët po debatojnë nëse do të marrin dozën përforcuese të vaksinës së përmirësuar kundër COovid 19, të miratuar kohët e fundit nga autoritetet.
Së fundmi ‘Neoman Studios’ ka përpiluar një listë të qyteteve ku bie më shumë shi në një vit, me të dhënat nga “Climate Data”.
“Të ofrosh një pagë konkurruese sot nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”, shpjegon Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek, javë katër ditore e punës, të cilin po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ndërsa ideja ka joshur së fundi edhe Italinë.
80-vjeçarja Lefkotheia Karasa e cila po ndiqet penalisht për shkak të një koteci pulash, duket të jetë sërish në telashe me drejtësinë.
Pas 23 viteve mungesë, një nga klubet më legjendare të Anglisë, Nottingham Forest u rikthye në nivelin më të lartë të futbollit në ishull, Premier League.
Veshje në të kuqe të ndezur, shumë gurë dhe aksesorë. Cardi B u shfaq me një ‘look’ madhështor në 30-vjetorin e lindjes.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2 për mbështetje ndaj pensionistëve.
Pesë persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke luajtur lojërat e fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.
Vaktet e stilistes së njohur Victoria Beckham padyshim që janë shumë të shëndetshme dhe të balancuara, nuk përmbajnë qumësht ose produkte qumështi.
Kryeministri Edi Rama, do t’i drejtohet sot Këshillit të Evropës, ku pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij te Liverpool janë në një presion të jashtëzakonshëm në Premier League pas një starti tejet negativ këtë sezon.
Qeveria e Kosovës miratoi një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, që ashpërson dënimet për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.
Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje pa shkak të muskujve që ju shpërndahet në gjithë trupin?
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor.
Të rinjtë në Prishtinë janë solidarizuar me vrasjen e 22-vjeçare nga policia iraniane dhe kanë zhvilluar një protestë paqësore ditën e sotme.
Ekziston një përllogaritje shkencore mjaft e prerë që përshkruan qeniet njerëzore më ‘fizikisht të përsosura’.
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, iu ndalua hyrja në Kosovë dhe pjesëmarrja në shugurimin e patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës, njoftoi të mërkurën kjo zyrë.
Dy vëllezër në Berat janë arrestuar ditën e sotme pasi morën me forcë një 15-vjeçar në automjetin e tyre.
NATO-ja e pohoi se vendet e saj janë duke marrë masa për forcimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulme të mundshme ruse.
Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – 24 shkurt – Claudio Descalzi, udhëheqës i kompanisë italiane të energjisë, Eni, ka kryer një mori udhëtimesh për të takuar furnizuesit e gazit në Afrikë.
Policia po punon me grupe mikse, lidhur me hetimet për zhdukjen e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj.
Shqipëria ka avancuar në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, edhe ose akoma më shumë duhet të përparojë së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, njoftuan zyrtarët. Ky tubacionin lidh Rusinë dhe Gjermaninë, por zyrtarët thanë se nuk dyshojnë për sabotim.
Edhe pse u ndërtua në vitin 1935 si një dhuratë për qytetin e Elbasanit, teatri profesionist në këtë qytet nisi në vitin 1962 duke shënuar plot 60 vite.
15 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion për Bijan Poladrag, iranianin e dyshuar për terrorizëm në vendin tonë.
Paris Hilton ka folur së fundmi me detajet e abuzimeve seksuale që ajo ka përjetuar ndërsa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.
Jose Mourinho është në sezonin e tij të dytë te Roma dhe duket se pavarësisht triumfit në finalen e sezonit të kaluar të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord, sërish është duke u munduar të ndryshojë mentalitetin e futbollistëve që ka në organikë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar gabimisht kapacitetet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën.
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rritur pritjet se shumë shpejt ky shtet mund të testojë një pajisje bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017.
Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë.
Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktorja irlandeze-britanike dhe amerikane, Dame Angela Lansbury e famshme për rolet e saj ikonë në filmat “Murder, She Wrote” dhe “Beauty and the Beast”.
Një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Në pranga ranë Kristo Angjeli 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.
Me Botërorin që është “pas dere”, tashmë çdo dëmtim vendos në rrezik pjesëmarrjen e një futbollisti në eventin më të rëndësishëm.
Një e treta e ekomonisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit – me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare.
Komunat gjermane po përballen me fluks të madh refugjatësh, jo vetëm nga Ukraina. Ministrja e Brendshme gjermane kritikon praktikat e vizave në Serbi.
Aktori i njohur Tom Cruise së fundmi ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.
Pas vendimit për rinumërimin e votave, Dodik kërcënon se do të shpallë pavarësinë e Republikës Serpska. Opozita shprehet e kënaqur, por cilat janë shkaqet e kërkesës për rinumërim?
Armando Broja vendosi në fillim të sezonit të qëndronte pjesë e Chelseat pavarësisht ofertave që nuk i munguan nga klube ku me siguri do të mund të siguronte më shumë minuta.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të martën në biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë, Aleksandar Vuçiç rëndësinë e dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga BE-ja.
Komisioni europian vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes në Durrës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Moti i paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta do të shoqërojë të gjithë vendin tonë gjatë kësaj të mërkure.
Në shtëpinë e Milanit po merren me disa çështje, mes të cilave e ardhmja e lojtarëve më të spikatur, siç është Rafael Leao. Nuk është mister që sulmuesi portugez ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane dhe kjo është arsyeja pse kuqezinjtë do të përpiqen ta “blindojnë” sa më parë.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka akuzuar diplomatët e tij të lartë se janë të ngadaltë, joefektiv, duke i qortuar gjithashtu për dështimin për të parashikuar pushtimin rus të Ukrainës.
Armando Broja një “armë” rezervë për Graham Potter në përballjen me Milanin në “San Siro”, në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe.
Prodhuesi holandez i jahtit U-Boat Worx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë.
Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, është kthyer në kompaninë e fundit që do të largohet nga tregu i Rusisë.
Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Debati është i përjetshëm dhe, megjithëse krahasimi i lojtarëve të ndryshëm që kanë luajtur në periudha të ndryshme është gjithmonë i padrejtë, revista angleze “Four Four Two” ka vendosur të krijojë një renditje ku vendos 100 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroidi, ka rezultuar i suksesshëm.
Ekspertët janë të bindur se Butrinti dhe i gjithë ekosistemi i tij, do të pushojë së funksionuari si zinxhir natyrore duke u dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.
Duke qenë se njeriu supozohet të ketë bërë arritje të mëdha në shkencë e teknologji gjatë shekujve, është e rrallë që pararendësit tanë të na mësojnë diçka të re.
Kepi i Stillos, që ndodhet poshtë fushës së Butrintit, në skajin më jugor të vendit dhe që deri më tani ka qenë thuajse i paprekur, do të shndërrohet në një resort gjigand luksi, me plot 636 vila
“Fati” i këtij gjiri duket se është parashkruar edhe për të gjithë zonën bregdetare që më parë bënte pjesë në parkun Kombëtar të Butrintit.
Ndërsa është shtuar sipërfaqja e zonave të mbrojtura në brendësi të vendit, sipërfaqja e vijës bregdetare ka pësuar një rrudhje drastike.
Gjermania kritikoi të martën si të e papranueshme”, politikën e vizave të Serbisë si kontribuese në rritjen e numrit të emigrantëve në BE dhe i bëri thirrje bllokut që të ndërmarrë veprime në bisedimet e krizës këtë javë.
48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vendit, me anë të një letre të hapur dërguar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kundërshtuan procesin, i cili u zhvillua pa transparencë, i gjithë procesi u parapri nga mangësi të theksuara, të cilat cënuan vendimmarrjen.
Rrjeti britanik Daily Mail shkruante sot se presidenti amerikan Joe Biden “e dinte për shthurrjen e drogave të të birit Hunter”, dhe se ai kishte gënjyer në aplikimet zyrtare për varësinë ndaj tyre.
Kjo është Rruga Ndreko Nakuci, që lidh Qytetin e Kuçovës si dhe Spitalin me fshatrat përreth. Kjo rrugë është vetëm 1 km e gjatë por lidh fshatrat përreth me Qytetin dhe Spitalin mjekësor të vetëm që ndodhet në fund të rrugës (në kodër) Ndreko Nakuci.
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë” ishte shpallur fituese e tenderit prej 33 mln lekësh për “Studimin e Zonave te Mbrojtura ne Shqipëri”.
Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.
Në emisionin Fiks Fare Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkollës së Mesme të Bashkuar Polis Gostimë.
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran.
Erasmo Vidal, babai i futbollistit të njohur kilian, Arturo Vidal, u gjet i vdekur në një klub hipizmi që frekuentonte dikur. Shtypi vendës ka publikuar një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zëdhënësit e “Club Hipico de Santiago”:
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalim në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t’ia pamundësuar përfitimet financiare.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ngaqë ka ndjekur studimet e larta në Rumani është përfshirë në debatin publik mbi mundësinë e anulimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Rumanisë.
Albania Dance Meeting, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Kontemporan është i vetmi në llojin e tij në vendin tonë.
Në Komisionin e Reformën Territoriale, eksperti i PS, Artan Shkëmbi parashtroi raportin e tij me sugjerime duke e vënë theksin se ndryshimet duhet të jenë përmirësimi aspekteve si ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria.
Partia Demokratike është në kërkim të rivalit të Erion Veliajt. Nga kampi blu po testohet disa emra, mes tyre edhe ai i Ilir Alimehmeti.
Ekonomia botërore po shkon nga kriza në krizë. Pas recesionit që ekonomitë e mëdha pësuan gjatë pandemisë, FMN shprehet në raportin e fundit të tetorit se perspektiva është e zymtë edhe për vitin 2023.
Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.
Ka ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën në terren për të vendosur në funksion kompjuterat në komisariate e drejtori si edhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga sulmi.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 769 testime, 31 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit 11 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi […]
Pronari i një bari në Britani i cili pësoi pesë atakë kardiakë brenda ditës teksa ishte me pushime në Greqi, thotë se është me fat që është gjallë por ende nuk mund të ngrohet nga krevati i spitalit disa javë më vonë.
Kurorëzimi i mbretit Karli i Tretë do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër, njoftoi të martën Pallati Buckingham.
Petro zgjodhi një nga vendet më panoramike të Tiranës për të zhvilluar takimin e tij me një nga konkurrentet e reja të “Për’puthen”.
Harry Kane është në fokusin e Bayern Munich me bavarezët që identifikojnë te sulmuesi i Tottenham, tiparet e duhura për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.
Në mëngjes, pas drekës, si edhe pasdite, shumë prej nesh ndajmë një zakon të përbashkët: atë të konsumit të kafesë.
Takimi i Remilit me Edën në studion e Për’puthen nisi shumë bukur, por ndërhyrja e Mateos solli tensione midis tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ndodhet në Ruanda, nga ku ka paralajmëruar se ekziston një skenar i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon vijoi debati i djeshëm për konkurset e bukurisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.
Aktori amerikan Eddie Murphy ka pranuar të paguajë ish-të dashurën Mel B $35,000 në muaj si dietë për vajzën e tyre 15-vjeçare, dy vjet pasi ish-Spice Girl depozitoi kërkesën për të kërkuar më shumë mbështetje financiare.
Qeveria zvicerane është duke diskriminuar burrat sa u përket përfitimeve për pensione, ka thënë Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan.
Situata te PSG duket tejet e tensionuar, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat më të mëdha europiane.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur hartimin e një raporti dhe diskutimin e një rezolute për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare.
Aktori amerikan Jim Carrey ka luajtur shumë role gjatë viteve disa prej të cilave janë kthyer në simbole, por ka dhe disa të tjera që per të janë për t’u harruar.
Prej dy ditësh Ukraina po përballet me sulme intensive raketash, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima.