Vlorë/ Zbardhen 14 vjedhje në bashkëpunim, në pranga një 52- vjeçar, në ndjekje penale djali i tij i mitur dhe një tjetër person

12/03/2023 12:59

14 raste të vjedhjes janë zbardhur dhe dokumentuar  në Vlorë duke u vënë në pranga një 52 vjeçar, ndërsa djali i tij i mitur dhe një tjetër bashkëpunëtor janë në ndjekje penale.

52 vjeçari T. Ç., së bashku me djalin e tij 14 vjeçar, përgjatë periudhës tetor të vitit të kaluar deri në 11 mars të tij viti, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.

Babë e bir sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e bashkëpunëtorit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Kështu T. Ç., është dënuar për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Ndërsa nisi procedimi penal për 14-vjeçarin, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu nisi procedimi penal për H. D., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, në banesa të ndryshme, në fshatin Nartë. Finalizohet pas një hetimi disa javor operacioni policor i koduar “Storm 3”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në kuadër të operacionit është vënë në pranga një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë, të cilët vepronin në formën e grupit për realizimin e vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 3”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – T. Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar të shtetasit T. Ç., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin H. D., banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. Ç. dhe djali i tij i mitur, përgjatë periudhës tetor 2022 deri në 11 mars 2023, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera. Këta shtetas sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e shtetasit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel