Familja Paja ka hapur këtë të hënë dyert e mortit për 58-vjeçaren që u vra një natë më parë në lokalin ku punonte si banakiere.

Dyshohet se Mimoza Paja u qëllua aksidentalisht nga dy autorët, që plagosën dhe pesë persona të tjerë. Në lokalin në Don Bosko, ndodhej dhe mbesa 10-vjeçare e të ndjerës, e cila është lënduar nga copat e xhamit.

Djali i 58-vjeçares ka lajmëruar me hidhërim vdekjen e nënës së tij dhe zemërim për autorët që qëlluan mbi të.

“Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”, shkruan ai.

Top Channel