Libofsha  e Fierit ka 15 kisha.

At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë  banorët e zonës  që edhe gjatë regjimit komunist i ruajtën me fanatizëm, dhe në fshehtësi u kujdesën për ikonat, afresket dhe të gjitha objektet brenda kishave.

Tefta Deda, e bija e kujdestarit të kishave Rrapi Saqellari tregon se babai i saj nuk kishte besim tek asnjë njeri për ruajtjen e kishave.

“Babai i vendoste çelësat në vend të sigurt dhe asnjë nga ne fëmijët nuk i dinim se ku ishin, ishin çelësa shumë të mëdhenj dhe të rëndë. Nuk kishte besim tek asnjë njeri përveç vetes së tij. Çdo njeri i autorizuar që vinte për të vizituar kishat i shoqëronte vetë dhe nuk lejonte që të preknin asgjë me dorë apo të fotografonin”, tha ajo.

Kisha e Shën Gjergjit është monument kulture 247 vjeçare me  arkitekturë, afreske mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Terpo Zografi.

Më tej Ardenica, e njohur ndryshe si monarku shpirtëror i Myzeqesë, shumë pranë
Libofshës dhe poshtë tij vijnë kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Kozmai, Shën Maria, dhe gjithë kishat e tjera për ruajtjen e të cilave e ka meritën komuniteti.

Top Channel