Sezonin e nisi si titullar, por me kalimin e kohës përfundoi në stol. Axel Witsel u transferua si lojtar i lirë verën e kaluar nga Borussia Dortmund tek Atletico Madrid.

Mesfushori belg e filloi mirë, nisi të luante si titullar tek skuadra e Diego Simeones, por kohët e fundit ka përfituar pak minuta.

Një situatë e tillë e shqetëson dhe 34-vjeçari, i cili numëron 130 ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, ka kërkuar shpjegime nga trajneri argjentinas.

Kur nënshkroi me Atleticon, Axel synonte të bëhej titullar. Në fillimin e sezonit ai ishte i tillë. Gjithashtu mori shumë lëvdata për performancat e tij”, deklaron babai i futbollistit.

Në prononcimin për RTBF, Thierry Witsel shpjegon edhe veprimin e djalit të tij: “Sigurisht që Axel nuk i ka përjetuar mirë përjashtimet e javëve të fundit.

Ai i ka kërkuar një konfrontim Simeones, të cilit i ka shprehur pakënaqësitë e tij. Padyshim pa u inatosur… Të shohim nëse takimi mes tyre do të japë fryte pozitive”.

Top Channel