Sevilla ngre kokë në LaLiga pas humbjes turpëruese 6-1 ndaj Atleticos së Madridit. Skuadra andaluziane arriti të fitonte 2-1 me përmbysje në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán” përballë Almerias dhe i largohet disi zonës së rënies.

Në fakt, sfida nisi keq për skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Sampaoli, pasi pësoi gol që në minutën e dytë (realizoi Akieme).

Vendësit u përpoqën shumë gjatë pjesës së parë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë të këtij fraksioni dhe mban firmën e Ocampos me 11-metërsh.

Top Channel