“Rruga e Dukagjinit”, duhet të lidhë rreth 30 fshatra dhe pjesën më të madhe të Alpeve Shqiptare

12/03/2023 15:09

Qindra banorë të Dukagjinit, këtë herë të mbështetur edhe nga qytetarë të Shkodrës dhe miq të alpeve nga e gjithë Shqipëria, dolën sërish në protestë duke kërkuar ndërtimin e rrugës.

Protesta e banorëve të Dukagjinit të cilët kërkojnë vetëm rrugën që lidh rreth 30 fshatra dhe pjesën më të madhe të Alpeve Shqiptare, përkoi edhe me 16 vjetorin e një prej aksidenteve më të rënda në këtë zonë. Ne 12 Mars të vitit 2007, një furgon me 13 persona i cili ishte nisur drejt Shkodrës, doli nga rruga dhe për pasoje 10 prej tyre humbën jetë.

Top Channel