Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”. Shoferi i mjetit tip “Volsëagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Drejtuesi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel