Ledian Nushi nga Gorreja e Lushnjës është një nga ata të rinj që ka lënë profesionin e tij të menaxherit dhe i ka hyrë fushës së bujqësisë.

Pas një eksperience të gjatë në menaxhimin e restoranteve dhe bareve, Lediani vendosi që të hapë biznesin e tij. Fillimisht e ka nisur duke ngritur sera diellore në një sipërfaqe 8 dynym, ndërsa sot e ka zgjeruar këtë sipërfaqe në 17 dynym. Ai kultivon kryesisht domate, kastraveca dhe speca.

Lidhja e kontratave me pikat e eksporteve ka bërë që ky vit të jetë i kënaqshëm për të, pasi çmimi ishte shumë i favorshëm  duke e dërguar prodhimin jo vetëm në Ballkan por edhe më tej në Europë.

Lediani ka një mesazh për te rinjtë.

“Vendi ynë ka hapsirë që të punohet dhe çdokush ta gjejë veten”, tha ai.

 

Top Channel