Fermerët që kultivojnë patate në çdo sezon bujqësor ankohen për çmimin e këtij produkti, i cili blihet lirë tek bujku dhe shitet shtrenjtë tek konsumatori.

“Sot unë ndodhem në fshatin Zharnec të Divjakës dhe jam në një fushë të mbjellë më patate. Tani është sezoni kur prodhimi shkulet dhe bëhet gati për treg  për të ardhur më pas tek konsumatori. Teksa gërmon tokën gjen një pasuri të tillë që kushton shumë pak për fermerët. unë jam me Agurin dhe Flamurin, sa tokë me patate ke mbjellë? kam mbjellë 1 ha me patate ku prodhoj 300 kuintal patate dhe kam shitur vetëm 60 kuintal me çmimin 25 lekë kilogrami Më këtë çmim nuk mbulojmë as kostot. Nuk konkurrojmë dot me pataten e eksportit dhe  nuk promovohet prodhimi vendas, kjo patate përveç plehu nuk ka asgjë tjetër”, raportonte gazetarja në maj të vitit 2020.

Ndryshe nga fermerët e perimeve të domateve dhe trangullit, bujqit që kultivojnë patate të vetmin treg kanë atë vendas, kjo sepse Shqipëria e ka të ndaluar nga Bashkimi Eurpiane që të eksportojë patate.

“Në mënyrë absolute, BE ka disa kushte të prera për eksportimin e patates, që janë patatja duhet të jetë e pastër nga dëmtuesit karantinor. Në kushtet e patates janë dy sëmundje bakteorologjike dhe një sëmundjet mykologjikë dhe një nematodë, ku Be na kërkon patatja si kulturë e parë në vendin të jetë e pastër”, shpjegon pedagogu i UBT-së, Shpend Shahini.

Dekada më parë në një raport të BE, patatja shqiptare është cilësuar si e pasigurt përsa i përket sigurisë ushqimore.

“Në qoftë se këto dëmtues karantinor janë prezent në një vend, nuk duhet të përhapen në vendin tjetër për faktin se shkaktojnë dëme të mëdha dhe ana tjetër janë problematike në aspektin e sigurisë ushqimore”, thotë Shahini.

Por tashmë kjo histori mesa duket do t’i mbetet të kaluarës, pasi analizat laboratorike tregojnë se fermerët e Divjakës prodhojnë patate të sigurta.

“Fatmirësisht laboratori i mbrojtjes së bimëve që ne kemi futur në proces akreditimi e kalo me sukses këtë proces, dhe para tre javësh ne kemi marrë certifikatën e akreditimit për një numër të caktuar treguesish analitik të cilat janë në funksion jo vetëm të patates, por janë në funksion të çdo kulture tjetër e cila importohet  apo eksportohet në Shqipëri”, thotë rektori i UBT-së, Bardhi Sallaku.

“Deri më tani, nga të gjitha analizat që kemi bërë patatja është e pastër nga këto sëmundjet baktereologjike”, shpjegon më tej Shahini.

Që ky produkt  të ri-eksportohet në tregjet evropiane universiteti bujqësor dhe ministria e bujqësisë duhet të mbajnë në monitorim prodhimin e patates. Pas garantimit të cilësisë, është BE-ja ajo që thotë fjalën e fundit.

 

Top Channel