Dy adoleshentë nga Elbasani përfaqësojnë Shqipërinë në “konkursin europian të parasë”, eksperienca rezulton e shkëlqyer

27/04/2024 12:27

Edea Blaceri dhe Martin Leci janë dy adoleshentët nga Elbasani, të cilët fituan konkursin kombëtar të Kuizit Europian të parasë dhe përfaqësuan Shqipërinë në Bruksel, mes mijëra bashkëmoshatarëve nga 30 vende të Europës.

Përpos krenarisë kombëtare të të përfaqësuarit të Shqipërisë, 14 vjeçarët nga Elbasani u përballën me një garë të fortë, ku merrnin pjesë edhe nxënës të shkollave profesionale me drejtim financë e kontabilitet, por eksperienca rezultoi e shkëlqyer.

European Money Quiz ka për qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13–15 vjeç dhe përgatitjen e tyre për sfidat e tregut.

 

Top Channel