“Everything Everywhere All at Once” u shpall filmi më i mirë në ceremoninë e 95-të të ndarjes së çmimeve Oscar të dielën.

Filmi, një aventurë  rreth një pronari lavanderie kinezo-amerikane fitoi shtatë statuja, duke përfshirë skenarin origjinal dhe regjinë për krijuesit e tij (të njohur si Daniels). Fitorja është një triumf për A24, studion indiane.

Michelle Yeoh u bë gruaja e parë aziatike që mori një Oscar ai aktorja më  mië protagoniste. Brendan Fraser mori çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e një obezi, në përpjekje të rilidhej me vajzën e tij të larguar në “The Whale”.

Ai falënderoi regjisorin e filmit  Darren Aronofsky që “më hodhi një litar shpëtimi krijues dhe më mori në bord”- tha ai.

Ke Huy Quan fitoi aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e tij në “Everything Everywhere All at Once”.

Jamie Lee Curtis,  vajza e legjendave të Hollivudit, Janet Lee dhe Tony Curtis, fitoi aktoren më të mirë jo protagoniste në “Everything Everyëhere All at Once”.

“All Quiet on the Western Front”, një adaptim i romanit të Erich Maria Remarque për jetën në llogore gjatë Luftës së Parë Botërore, mori katër Oscar, duke përfshirë çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar. Pretendentet e tjerë kryesorë përfshinin “Pinocchio”, muzikalin stop-motion të Guillermo del Toro, i cili u shpall filmi më i mirë i animuar, si dhe “Women Talking”, i cili fitoi skenarin më të mirë të adaptuar për Sarah Polley.

Të nominuarit për filmin më të mirë të këtij viti përfshinin filma si “Triangle of Sadness” dhe “Tár”, por edhe “Top Gun: Maverick” dhe “Avatar: The Way of Water”.

Jimmy Kimmel, u rikthye për herë të tretë si prezantues i Oscars.

Çmimet Oscar bënë disa ndryshime të dukshme duke u vendosur në një tapet ngjyrë shampanjë për të kuqin e zakonshëm.

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

Top Channel