Humbi kontaktet gjatë kohës që bënte guida turistike në Parkun e Llogorasë, ende asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja

13/03/2023 08:10

Kanë vijuar kërkimet gjatë natës për gjetjen e 64-vjeçares nga Tirana e cila ditën e djeshme duke bërë guida turistike me një grup prej disa personash, nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit ka humbur orientimin për shkak të mjegullës, ndonjë frakturë apo dhe lodhjes.

Kërkimet për gjetjen e saj kanë nisur mbrëmjen e djeshme ku katër persona dy të ADZM së dhe dy punonjës policie kanë shkuar për disa orë me këmbë në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku dhe  kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.

Pasi kanë shkuar atje në orët e natës nuk kanë gjetur asnjë shenjë të gruas. Është bërë kontrolli në të gjithë zonën por nuk kanë gjetur asnjë shenjë të zonjës.

Punonjësit e policës dhe ata të ADZM janë ndare në dy grupe për të vijuar kërkimet në kthim, por edhe ne kthim deri në zbardhjen e ditës nuk kanë mundur ta gjejnë zonjën nga Tirana.

Ata janë duke u kthyer për në Llogora për të marrë ujë dhe ushqime të rinisin sërish kërkimin e 64-vjeçares.

Lexo edhe: 64-vjeçarja humbet mes mjegullës në Karaburun, nisin kërkimet

Top Channel