“Bënte tri punë, ishte e sëmurë”/ U qëllua për vdekje nga atentatorët, flasin të tronditur fqinjët e Mimoza Pajës

13/03/2023 11:20

Mimoza Paja bënte disa punë për të siguruar të ardhura, por puna si banakiere në lokalin e lagjen i mori jetën, kur persona qëlluan me kallashnikov të dielën në mbrëmje.

Fqinjët e 58-vjeçares tregojnë për jetën e vështirë të së ndjerës, që mbylli sytë tragjikisht një natë ma parë.

“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës’, thotë një grua.

Ndërkohë, në shtëpinë ku Mimoza jetonte me qira janë hapur dyert e mortit. Trupi i saj do të përcillet sot pasdite në banesën e fundit, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit që vranë 58-vjeçaren dhe plagosën pesë të tjerë.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë, që tashmë është kthyer në skenë krimi duken xhamat e thyer dhe mobiljet e dëmtuara si pasojë e breshërive të plumbave.

FOTO GALERI
1/10
Viktima Mimoza Paja

Top Channel