E mërkurë, 12 Tetor 2022
10:38
SPAK kërkon 15 vite burg për iranianin e arrestuar për terrorizëm, vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve në Manëz

15 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion për Bijan Poladrag, iranianin e dyshuar për terrorizëm në vendin tonë.

10:24
Mes lotësh, Paris Hilton rrëfen abuzimin seksual që ka përjetuar në adoleshencë!

Paris Hilton ka folur së fundmi me detajet e abuzimeve seksuale që ajo ka përjetuar ndërsa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.

10:18
Prapaskena nga dhomat e zhveshjes, Mourinho “kërcënoi” lojtarët: Nuk jam mësuar të humbas!

Jose Mourinho është në sezonin e tij të dytë te Roma dhe duket se pavarësisht triumfit në finalen e sezonit të kaluar të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord, sërish është duke u munduar të ndryshojë mentalitetin e futbollistëve që ka në organikë.

10:17
Biden: Putin e llogariti keq pushtimin e Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar gabimisht kapacitetet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën.

10:14
Synimet e Koresë së Veriut për test të ri bërthamor

Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rritur pritjet se shumë shpejt ky shtet mund të testojë një pajisje bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017.

09:52
​Kosova mirëpret dy gazetare të tjera ukrainase

Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë.

09:44
Lamtumirë Dame Angela Lansbury! Shuhet në moshën 96-vjeçare ylli i kinematografisë!

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktorja irlandeze-britanike dhe amerikane, Dame Angela Lansbury e famshme për rolet e saj ikonë në filmat “Murder, She Wrote” dhe “Beauty and the Beast”.

09:39
Ilaçe mjekësore kontrabandë me vlerë 70 mijë euro, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë

Një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Në pranga ranë Kristo Angjeli 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.

09:26
Ankth te Anglia për anësorin e Chelseat, Botërori në rrezik!

Me Botërorin që është “pas dere”, tashmë çdo dëmtim vendos në rrezik pjesëmarrjen e një futbollisti në eventin më të rëndësishëm.

09:18
FMN: Më e keqja do të vijë, por recesioni nuk do t’i prekë të gjithë

Një e treta e ekomonisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit – me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare.

09:15
Gjermani: Ministrja federale u premton komunave më shumë hapësirë për refugjatët

Komunat gjermane po përballen me fluks të madh refugjatësh, jo vetëm nga Ukraina. Ministrja e Brendshme gjermane kritikon praktikat e vizave në Serbi.

09:12
Tom Cruise kërcënohet me jetë, aktori detyrohet të punësojë një ekip sigurie!

Aktori i njohur Tom Cruise së fundmi ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

09:08
Vendimi (jo)ligjor i KQZ-së në Bosnjë-Hercegovinë

Pas vendimit për rinumërimin e votave, Dodik kërcënon se do të shpallë pavarësinë e Republikës Serpska. Opozita shprehet e kënaqur, por cilat janë shkaqet e kërkesës për rinumërim?

08:52
Legjenda e United në krah të Brojës: Potter i duhuri, Tuchel do e kishte larguar!

Armando Broja vendosi në fillim të sezonit të qëndronte pjesë e Chelseat pavarësisht ofertave që nuk i munguan nga klube ku me siguri do të mund të siguronte më shumë minuta.

08:40
SHBA thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, nxit mbështetjen për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të martën në biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë, Aleksandar Vuçiç rëndësinë e dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga BE-ja.

08:24
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë: Reformat kanë ecur, korrupsioni mbetet shqetësim serioz

Komisioni europian vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.

08:09
Aksident me pasojë tre të plagosur në Durrës

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes në Durrës si pasojë e një aksidenti rrugor.

07:59
Dita nis me shi, parashikimi i motit për sot

Moti i paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta do të shoqërojë të gjithë vendin tonë gjatë kësaj të mërkure.

E martë, 11 Tetor 2022
23:04
Maldini kërkon ta “fusë në xhep” Leaon para Botërorit

Në shtëpinë e Milanit po merren me disa çështje, mes të cilave e ardhmja e lojtarëve më të spikatur, siç është Rafael Leao. Nuk është mister që sulmuesi portugez ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane dhe kjo është arsyeja pse kuqezinjtë do të përpiqen ta “blindojnë” sa më parë.

22:56
Borrell bën për ujë të ftohtë diplomatët: Reagoni, i marr vesh lajmet nga mediet!

Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka akuzuar diplomatët e tij të lartë se janë të ngadaltë, joefektiv, duke i qortuar gjithashtu për dështimin për të parashikuar pushtimin rus të Ukrainës.

22:52
Milani “tradhtohet” nga Tomori, Jorginho e Aubameyang shtangin “San Siron”

Armando Broja një “armë” rezervë për Graham Potter në përballjen me Milanin në “San Siro”, në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe.

22:40
Mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë, ju prezantojmë me superjahtin Nautilus!

Prodhuesi holandez i jahtit U-Boat Worx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë.

22:32
Kompania Nissan largohet nga Rusia

Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, është kthyer në kompaninë e fundit që do të largohet nga tregu i Rusisë.

22:18
Më të mirët e të gjitha kohërave në futboll, revista e njohur angleze befason me renditjen

Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Debati është i përjetshëm dhe, megjithëse krahasimi i lojtarëve të ndryshëm që kanë luajtur në periudha të ndryshme është gjithmonë i padrejtë, revista angleze “Four Four Two” ka vendosur të krijojë një renditje ku vendos 100 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

22:07
Sonda e NASA-s ndryshoi drejtimin e asteroidit Dimorphos

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, ka thënë se tentimi i saj për të devijuar rrugën e një asteroidi, ka rezultuar i suksesshëm.

21:54
Inside Story/ Ndërhyrjet në Butrint, ekspertët: Dëm i pakthyeshëm, do të bëhet si Durrësi!

Ekspertët janë të bindur se Butrinti dhe i gjithë ekosistemi i tij, do të pushojë së funksionuari si zinxhir natyrore duke u dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

21:52
Përkthehet mbishkrimi 3,700-vjeçar në gurin babilonas, ndryshon historinë e matematikës (fotot)

Duke qenë se njeriu supozohet të ketë bërë arritje të mëdha në shkencë e teknologji gjatë shekujve, është e rrallë që pararendësit tanë të na mësojnë diçka të re.

21:50
Inside Story/ Kepi Stillos fshati turistik me 636 vila që qeveria dha dy vendime të ndryshme brenda dy muajve

Kepi i Stillos, që ndodhet poshtë fushës së Butrintit, në skajin më jugor të vendit dhe që deri më tani ka qenë thuajse i paprekur, do të shndërrohet në një resort gjigand luksi, me plot 636 vila

21:42
Inside Story/ Si u tkurr me 800 ha parku Kombëtar i Butrintit

“Fati” i këtij gjiri duket se është parashkruar edhe për të gjithë zonën bregdetare që më parë bënte pjesë në parkun Kombëtar të Butrintit.

21:38
Inside Story/ 13 mijë hektarë tokë shtetërore në bregdet iu hoq statusi Zonë e Mbrojtur

Ndërsa është shtuar sipërfaqja e zonave të mbrojtura në brendësi të vendit, sipërfaqja e vijës bregdetare ka pësuar një rrudhje drastike.

21:36
Ministrja gjermane ‘fshikullon’ Serbinë: Politika e tyre e vizave mbush BE me emigrantë

Gjermania kritikoi të martën si të e papranueshme”, politikën e  vizave të Serbisë si kontribuese në rritjen e numrit të emigrantëve në BE dhe i bëri thirrje bllokut që të ndërmarrë veprime  në bisedimet e krizës këtë javë.

21:29
Inside Story/ U prekën 44 zona të mbrojtura, por bashkitë që i kishin nën administrim nuk i pyeti askush

48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vendit, me anë të një letre të hapur dërguar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kundërshtuan procesin, i cili u zhvillua pa transparencë, i gjithë procesi u parapri nga mangësi të theksuara, të cilat cënuan vendimmarrjen.

21:25
Joe Biden i regjistruar në mesazhin e lutjes për të birin Hunter që të mos blinte pistoletë e mos merrte droga (fotot)

Rrjeti britanik Daily Mail shkruante sot se presidenti amerikan Joe Biden “e dinte për shthurrjen e drogave të të birit Hunter”, dhe se ai kishte gënjyer në aplikimet zyrtare për varësinë ndaj tyre.

21:23
Reshjet e shiut bëjnë të pakalueshme rrugën që lidh Kuçovën me fshatrat, qytetarët në vështirësi për situata emergjente

Kjo është Rruga Ndreko Nakuci, që lidh Qytetin e Kuçovës si dhe Spitalin me fshatrat përreth. Kjo rrugë është vetëm 1 km e gjatë por lidh fshatrat përreth me Qytetin dhe Spitalin mjekësor të vetëm që ndodhet në fund të rrugës (në kodër) Ndreko Nakuci.

21:15
Inside Story/ Ekspertët akuzojnë: Kufijtë e Zonave të Mbrojtura i ndryshoi Këshilli i Ministrave

Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë” ishte shpallur fituese e tenderit prej 33 mln lekësh për “Studimin e Zonave te Mbrojtura ne Shqipëri”.

20:55
Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.

20:45
Vdes në aksident, i vjedhin numrin e amzës! Ish-drejtori kërcënon vëllanë e të ndjerës: Do bëhemi hasëm!

Në emisionin Fiks Fare Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkollës së Mesme të Bashkuar Polis Gostimë.

20:35
Ligjvënësi amerikan: SHBA nuk duhet të jetë ndërmjetës neutral në bisedimet për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran.

20:29
Vidal humb të atin, nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

Erasmo Vidal, babai i futbollistit të njohur kilian, Arturo Vidal, u gjet i vdekur në një klub hipizmi që frekuentonte dikur. Shtypi vendës ka publikuar ​​një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zëdhënësit e “Club Hipico de Santiago”:

20:20
Zelensky i kërkon G7-s të izolojë plotësisht Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalim në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t’ia pamundësuar përfitimet financiare.

20:11
Balla shuan dyshimet për ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ngaqë ka ndjekur studimet e larta në Rumani është përfshirë në debatin publik mbi mundësinë e anulimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Rumanisë.

19:57
Albania Dance Meeting, festivali ndërkombëtar në edicionin e 17-të

Albania Dance Meeting, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Kontemporan është i vetmi në llojin e tij në vendin tonë.

19:50
Reforma territoriale, ekspertët e qeverisë nuk rekomandojnë shtimin e numrit të bashkive

Në Komisionin e Reformën Territoriale, eksperti i PS, Artan Shkëmbi  parashtroi raportin e tij me sugjerime duke e vënë theksin se ndryshimet duhet të jenë përmirësimi aspekteve si ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria.

19:48
Meta: Rivalin e Veliajt e zgjedh PD, ish-presidenti synon të marrë sa më shumë këshilltarë bashkiakë

Partia Demokratike është në kërkim të rivalit të Erion Veliajt.  Nga kampi blu  po testohet disa emra, mes tyre edhe ai i Ilir Alimehmeti.

19:40
FMN: Kujdes subvencionet/ Rekomandimi për shkak se borxhi me Eurobond do të rëndojë buxhetin

Ekonomia botërore po shkon nga kriza në krizë. Pas recesionit që ekonomitë e mëdha pësuan gjatë pandemisë, FMN shprehet në raportin e fundit të tetorit se perspektiva është e zymtë edhe për vitin 2023.

19:38
Rreziku nga materialet e hakerave/ I shpërndajnë në formatin ku fshihen viruset që vjedhin të dhënat

Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.

19:35
Pasojat e sulmit kibernetik/ Policia e shtetit ende nuk e ka futur në funksion të gjithë sistemet

Ka ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën në terren për të vendosur në funksion kompjuterat në komisariate e drejtori si edhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga sulmi.

19:30
Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete dhe 31 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 769 testime, 31 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit 11 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi […]

19:23
Britaniku bllokohet në spitalin në Greqi pasi pëson pesë atakë kardiakë brenda ditës për pushime (fotot)

Pronari i një bari në Britani i cili pësoi pesë atakë kardiakë brenda ditës teksa ishte me pushime në Greqi, thotë se është me fat që është gjallë por ende nuk mund të ngrohet nga krevati i spitalit disa javë më vonë.

19:23
Zbulohet data, kurorëzimi i mbretit Karli III do të bëhet vitin tjetër

 Kurorëzimi i mbretit Karli i Tretë do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër, njoftoi të martën Pallati Buckingham.

19:09
“Përputhen”/ Irisi zhvesh Petron në takim

Petro zgjodhi një nga vendet më panoramike të Tiranës për të zhvilluar takimin e tij me një nga konkurrentet e reja të “Për’puthen”.

19:01
E ardhmja te Bayern Munich? Kane flet për interesimin e bavarezëve!

Harry Kane është në fokusin e Bayern Munich me bavarezët që identifikojnë te sulmuesi i Tottenham, tiparet e duhura për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

18:54
Etja pas kafes, çfarë tregon dhe kur është momenti më i mirë për të pirë ujë?

Në mëngjes, pas drekës, si edhe pasdite, shumë prej nesh ndajmë një zakon të përbashkët: atë të konsumit të kafesë.

18:52
“Do t’i dali e vetja”/ Remili dhe Eda takim në studion e Për’puthen, ndërhyn Mateo i nevrikosur

Takimi i Remilit me Edën në studion e Për’puthen nisi shumë bukur, por ndërhyrja e Mateos solli tensione midis tyre.

18:51
Salianji nga Ruhanda: Skenari i rrezikshëm kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë, qeveria pa asnjë plan

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ndodhet në Ruanda, nga ku ka paralajmëruar se ekziston një skenar i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë.

18:41
Ftesë në 5/ “Missi të dha karrigën”, Eduart Dedaj i përgjigjet Ina Dajçit dhe Albanës: Ke moderatore sporti që s’ lidhin dy fjalë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon vijoi debati i djeshëm për konkurset e bukurisë.

18:39
Veliaj pret ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema: Shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.

18:36
Eddie Murphy pranon të paguajë $35,000 në muaj për vajzën e lindur me ish-Spice Girl, Mel B (fotot)

Aktori amerikan Eddie Murphy ka pranuar të paguajë ish-të dashurën Mel B $35,000 në muaj si dietë për vajzën e tyre 15-vjeçare, dy vjet pasi ish-Spice Girl depozitoi kërkesën për të kërkuar më shumë mbështetje financiare.

18:30
Përfitimet për pensione, Zvicra “diskriminuese” ndaj burrave

Qeveria zvicerane është duke diskriminuar burrat sa u përket përfitimeve për pensione, ka thënë Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

18:23
Rama në Turqi, takon Presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan.

18:22
PSG në telashe jo vetëm nga Mbappe, drejtori përgatit dorëheqjen

Situata te PSG duket tejet e tensionuar, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat më të mëdha europiane.

18:08
Dosjet e ish-sigurimit/ Asambleja e KE vendos hartimin e rezolutës për të drejtën e informimit mbi dokumentat historike

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur hartimin e një raporti dhe diskutimin e një rezolute për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare.

18:04
Jim Carrey tregon rolin për të cilin është penduar që ka luajtur (fotot)

Aktori amerikan Jim Carrey ka luajtur shumë role gjatë viteve disa prej të cilave janë kthyer në simbole, por ka dhe disa të tjera që per të janë për t’u harruar.

18:01
Prej dy ditësh sulme intensive në Ukrainë, ukrainasit e frikësuar fshihen në metro (Foto)

Prej dy ditësh Ukraina po përballet me sulme intensive raketash, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima.

17:58
“Cambrian Patrol 2022″/ Gara mes 30 vendeve të ndryshme të botës, ekipi i FA zë vendin e dytë në Britaninë e Madhe

Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA, ka zënë vendin e dytë në mes të 30 vendeve që ishin pjesëmarrëse në aktivitetin ndërkombetar të ” Cambrian Patrol 2022″.

17:47
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, FMN: Viti 2023 do të ndihet si recesion!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur edhe një herë parashikimin e tij për ekonominë globale me një paralajmërim të mprehtë: “Më e keqja nuk ka ardhur ende, dhe për shumë njerëz 2023 do të ndihet si një recesion”.

17:45
Zotohen udhëheqësit e G7: Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet me raketa

Udhëheqësit e vendeve të G7, janë zotuar gjatë takimit të sotëm, se Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi në lidhje me sulmet me raketa që kanë kryer së fundmi në vend.

17:43
Ndeshja ndaj Barcelonës, Pedri e përjeton si një finale: Golat nuk i shënojnë vetëm sulmuesit!

Barcelona pret të mërkurën mbrëma në Camp Nou, Interin. Katalanasit u mposhtën në ndeshjen e parë në san Siro, mirëpo tashmë kërkojnë hakmarrjen ndaj zikaltërve teksa Pedri në konferencë theksoi se ndeshjen ndaj italianëve e konsiderojnë si një finale të vërtetë.

17:37
Rusia shton platformat Facebook e Meta në listën e saj të grupeve ‘terroriste e ekstremiste’ (fotot)

Rusia ka shtuar sot gjigantin amerikan të teknologjisë Meta, dhe kompanitë e tij Instagram e Facebook, në listën e saj të organizatave “terroriste e ekstremiste”, njoftonte shërbimi vendor të monitorimit financiar, raporton rrjeti turk TRT.

17:32
Vendimet e Disiplinës/ Grent Halili nuk i mban nervat dhe pezullohet, dënohet edhe Çela i Kastriotit

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet në lidhje me zhvillimet në javën e fundit të futbollit shqiptar.

17:29
Zelensky i vendosur: Nuk ka negociata me Putin, por mund të bisedojmë me lider të ndryshëm rus

Volodymyr Zelensky ka theksuar përsëri se Ukraina nuk do të negociojë me Vladimir Putin, ai e ka lënë derën hapur për bisedimet e paqes nëse presidenti rus detyrohet të largohet nga detyra.

17:19
Rusia godet termocentralin në Ukrainën perëndimore për herë të dytë

Moska goditi sot një termocentral në rajonin Vinnytsia për të dytën ditë radhazi.

17:18
Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të prezantojë më 12 tetor paketën e zgjerimit, bashkë me raportet veç e veç për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

17:14
Izraeli e Libani arrijnë marrëveshje ‘historike’ për kufijtë detarë dhe eksplorimin e gazit (fotot)

Izraeli e Libani raportohej sot se kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar, në një akord që mund të shtojë prodhimin e gazit natyror në lindje të Detit Mesdhe dhe të përmirësojë klimën mes dy vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

17:07
Putin kërcënon me sulme, NATO vazhdon stërvitjet me armët bërthamore

NATO do të vazhdojë me stërvitjet rutinë vjetore për parandalim bërthamor pasi anulimi i tyre do të dërgonte sinjale të gabuara për Moskën, tha kreu Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp këtë të martë.

17:07
Zelensky u drejtohet udhëheqësve të G7: Putini mund ta përshkallëzojë edhe më tej situatën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në takimin virtual me liderët e vendeve të G7 dhe bëri thirrje për një kufizim çmimi për eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë, duke argumentuar se kjo do të afronte paqen.

16:58
Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër po ndiqet penalisht, pasi ushtrinin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

16:53
“Nuk shkoi mirë”/ I bleu një dhuratë të “veçantë”, Kate Middleton mërzitet me princ Wlliam

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton do të festojë në janar 41-vjetorin dhe Princ William duhet të sigurohet t’i bëjë një dhuratë speciale.

16:51
Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane?

Pas aludimeve të një programi satirik gjerman për lidhjet e mundshme të kryetarit të Zyrës Federale të Sigurisë Informative me shërbimin e fshehtë rus, qeveria gjermane po kërkon të vërtetën.

16:43
Ëndrra e janarit, Juventus i rikthehet një historie të vjetër

Juventus po kalon një formë të dobët në sezonin e ri të Seria A, ku së fundmi “bardhezinjtë” u mundën edhe nga Milan.

16:43
Ukrainasve u kërkohet sërish të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike

Ukrainasve u është kërkuar të kufizojnë energjinë e tyre elektrike për të ndihmuar në stabilizimin e rrjetit energjetik të vendit për të dytën ditë, pasi më shumë sulme me raketa ruse lanë objektet energjetike të dëmtuara rëndë.

16:39
Hong Kong-u refuzon të veprojë kundër super-jahtit rus në portin e tij (fotot)

Hong Kong-u ka thënë se nuk do të sekuestrojë një superjaht të një oligarku rus në territorin e tij, ndaj të cilit janë vendosur sanksione nga autoritetet Perëndimore.

16:28
Bylis i shënon shtatë gola Pogradecit, kualifikohet edhe Teuta!

Bylis dhe Teuta kanë marrë kualifikimin për në raundin pasardhës të Kupës së Shqipërisë teksa mposhtën në turin e 1/8-tave, respektivisht Pogradeci dhe Luzin.

16:23
Vrasja e taksistit në Fushë-Krujë dy vite më parë, ja sa vite burg i jep Gjykata dy vëllezërve fajtorë

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, autorë të vrasjes së taksitit Abdulla Budlla, rreth dy vite më parë në aksin “Fushë Krujë- Vorë”.

16:18
Tentoi të vriste tre policë, arrestohet 32-vjeçari në Kosovë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për tentativë vrasjeje ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Prizrenit.

16:12
Shefi i NATO-s: Ukraina e ka momentumin në luftën kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se “Ukraina e ka momentumin” në luftën kundër Rusisë, dhe se aleanca perëndimore do të jetë me Kievin sa të ketë nevojë.

16:10
Gruaja bie pre e mashtrimit online nga ‘astronauti rus’ që i kërkonte para për t’u kthyer në tokë nga hapësira (fotot)

Mashtrimet online po kthehen në një plagë të rëndë të epokës moderne, teksa në një rast ekstrem, një grua naive ka treguar se ra pre e mashtrimit nga dikush që pretendonte se ishte një astronaut rus.

16:04
Ukraina: Nënkryetari i centralit të Zaporizhia është rrëmbyer dhe arrestuar nga forcat ruse

Një nënkryetar i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia është rrëmbyer dhe arrestuar nga forcat ruse, ka thënë kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom.

15:58
I dogjën automjetin 34-vjeçarit në Bilisht, autorët janë vëllezër, vihet në pranga njëri prej tyre

Dy autorët e dyshuar djegien e një makine dy net më parë  në Bilisht janë identifikuar, ndërsa deri më tani është arrestuar vetëm njëri prej tyre.

15:43
U dënua me 14 vite burg për trafik droge, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arber Çekajt

Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin e rekursit të Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafik droge.

15:39
PSG hidhet në sulm, gati 150 milionë euro për Leaon

Jo vetëm Chelsea interes të lartë për yllin e sulmit të Milan, Rafael Leaon, ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain.

15:37
Vau i Dejës/ Kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen babë bir (Emrat)

Babë e bir janë vënë në pranga, pasi kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike.

15:33
Ishin mbajtur prej kohësh në burg, rikthehen në shtëpi 62 ushtarë ukrainas

62 ushtarë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre, pasi mbaheshin në një burg në Olenivka pranë Donteskut.

15:29
Çfarë u gjet në urën e Kerçit kur ndodhi shpërthimi?

Disa postime në rrjetet sociale të publikuara më 8 tetor 2022 treguan se një kartë identiteti ukrainase u gjet në vendin e shpërthimit në urën e Kerçit.

15:29
Derbi dëmtoi stadiumin/ U thyen stolat në ndeshjen e fundit, dëmi 30 mijë euro

Tifozeria është një nga elementët më të bukur të një ndeshjeje futbolli apo sic thonë aktorët, për ato luhet futbolli.

15:26
Studentja 18 vjeçare vdes nga kokteji i ketaminës me alkool disa orë para se të niste universitetin në Newcastle (fotot)

Një studente e shkëlqyer britanike me ‘një karakter vibrant’ ka humbur jetën nga ataku kardiak pas një koktejli alkoolik me qetësuesin e fortë ketamine, ditën para se të niste jetën e re universitare në Newcastle në veri të Anglisë.

15:17
Sekuestrohen vila politikanësh e biznesmenësh në Kosovë: Ndërtuan “pa leje”

100 objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve të tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publike, janë sekuestruar në Brezovicë të Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

15:13
Kosova, fjalim për herë të parë në Këshillin e Europës: Salla shpërthen në duartrokikje

Është pritur me duartrokitje fjalimi i Saranda Saranda Bogujevcit në Këshillin e Europës, hera e parë që Kosova pati të drejtën t`i drejtohej këtij organizmi.

15:08
Sulme “ransomware”në spitalet e SHBA, Zelanda e Re: Në rrjet të dhënat e pacientëve

Një nga rrjetet më të mëdha spitalore në SHBA u godit nga një sulm kibernetik i dyshuar se u krye në këmbim shpërblimi thonë mediat vendase, duke sjellë në vonesa të ndërhyrjeve kirurgjikale, verifikimin e kujdesit ndaj pacientëve dhe riplanifikimin e takimeve më mjekun në mbarë vendin.

15:03
Erdogan takohet me Putin, Lavrov: Gati të bisedojmë me Perëndimin për Ukrainën

Paqes do të tentohet sërish t`i jepet një shans në 12 tetor në takimin që presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojë me homologun rus  Vladimir Putin, në margjinat e një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit.