Ministrja gjermane ‘fshikullon’ Serbinë: Politika e tyre e vizave mbush BE me emigrantë

11/10/2022 21:36

Gjermania kritikoi të martën si të e papranueshme”, politikën e  vizave të Serbisë si kontribuese në rritjen e numrit të emigrantëve në BE dhe i bëri thirrje bllokut që të ndërmarrë veprime  në bisedimet e krizës këtë javë.

Berlini është kundër regjimit të udhëtimit pa viza të Beogradit për disa vende, qytetarët e të cilëve përdorin Serbinë si trampolinë për të hyrë në BE. Ministrja e Brendshme gjermane Nansi Faeser tha se ajo dhe homologët e saj të BE-së do të diskutojnë situatën në Serbi në takimin e së  premtes.

“Praktika e vizave e Serbisë është e papranueshme dhe po çon në lëvizje  në rritje në rrugën ballkanike. Serbia duhet të përafojë politikën e saj të vizave me ato të Bashkimit Evropian: ne ndajmë përgjegjësinë për ndalimin e hyrjeve të paligjshme në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndihmojmë njerëzit që realisht kanë nevojë urgjente për mbështetjen tonë”.

Serbia, një kandidate për të hyrë në BE, shtrihet në të ashtëquajturën rrugë ballkanike të përdorur nga emigrantët që shkojnë drejt Evropës Perëndimore, ndërsa ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Edhe pse rruga nuk është aq e ngarkuar sa ishte gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në 2015, dhjetëra mijëra ende kalojnë nëpër rajon çdo vit.

Raporti i Komisionit Evropian për migracionin dhe azilin për vitin 2022 i publikuar këtë muaj zbuloi se një “numër në rritje njerëzish” po mbërrinin duke kaluar nga Serbia për shkak të “politikës  së saj pa viza”.

Top Channel