FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit Partia Demokratike është në kërkim të rivalit të Erion Veliajt. Nga kampi blu po testohet disa emra, mes tyre edhe ai i Ilir Alimehmeti.
Por, edhe pse po pret me padurim kandidatin e Tiranës, Ilir Meta preferoi të mos japë një vlerësim për mjekun infeksionist duke ia lënë përgjegjësinë e rezultatit të kryeqytetit, Sali Berishës.
“Unë vlerësimet e mia mund ti kem për cilido, por nuk hy dhe nuk ndikoj në këto cështje ku përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike dhe uroj që ta zgjidhi sa më shpejt.”– tha Meta.
Krahas rezultatit të kryeqytetit Ilir Meta beson se arma më e forte e partisë së tij do të jenë Këshillat Bashkiak.
“Objektivi jone janë Këshillat Bashkiak që do i kthejmë në Parlamente lokale dhe me i rëndësishmi do jetë ai i Tiranës.”- tha Ilir Meta
Dy grupimet brenda Partisë Demokratike po kërkojnë të ribashkohen para zgjedhjeve lokale. Zhvillimet brenda selisë blu nuk kanë lënë indiferent Ilir Metën, i cili i kërkoi aleatit të tij luajalitet.
“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë. Nuk kemi një raport të pandryshueshëm me askënd tjetër. Se ku qëndrojnë të tjerët e tregojnë vetë sot, e kanë treguar në të kaluarën do ta tregojnë dhe në të ardhmen. “– tha Ilir Meta
Top Channel