Balla shuan dyshimet për ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë

11/10/2022 20:11

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ngaqë ka ndjekur studimet e larta në Rumani është përfshirë në debatin publik mbi mundësinë e anulimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Rumanisë.

Duke u bazuar te deklaratat politike, Balla shkruan në faqen e tij në “Twitter” se “të dyja ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë do të luhen më 16.6.2023 dhe 9.12.2023”.

Është qesharake një lajm i tillë që vazhdon ende, thotë socialisti.


Kombëtarja rumune e futbollit do të përballet me atë të Kosovës në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, ndaj Teodor Meleșcanu, ish-ministri i Jashtëm rumun, beson se zgjidhja do të ishte që futbollistët e vendit të tij të mos luajnë në këto ndeshje dhe të humbasin të dyja përballjet në tavolinë.

Kosova do të luajë në Grupin I, ku bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Top Channel