Veliaj pret ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema: Shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane

11/10/2022 18:39

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.

“Shumë i nderuar të prisja në Tiranë, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema! Gjatë bisedës shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane”, thekson Veliaj.

Masimo D’Alema (1949) ka mbajtur pozita të larta si në Itali dhe në arenën ndërkombëtare, ku një nga pozitat ka qenë dhe ajo e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë (Kryeministër) nga viti 1998 deri 2000, si kryetar i koalicionit të qendrës së majtë, dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga 2006 deri 2008.

Top Channel