Kepi i Stillos, që ndodhet poshtë fushës së Butrintit, në skajin më jugor të vendit dhe që deri më tani ka qenë thuajse i paprekur, do të shndërrohet në një resort gjigand luksi, me plot 636 vila

Ky resort mori dritën jeshile, falë vendimit të komitetit të Investimeve në shkurt 2021 “si investitor potencial strategjik”. Investimi kap shifrën e 78 mln euro dhe do të realizohet nga “Jonian heaven group”.

I vendosur në një sipërfaqe prej 128 hektarësh, gjurma e këtij projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur të Butrintit. Për këtë projekt ka dy vendime kontradiktore. I pari i paraqitur në dhjetor të vitit 2020 , u refuzua pas kundërshtive të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Por vetëm 2 muaj më pas propozime erdhi sërish pranë komitetit të Investimeve, dhe këtë herë u miratua. Sipas Agjencisë, projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe konkretisht kompleksit ligatinor të Butrintit.

Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura po ashtu thekeson se kjo zonë është shpallur edhe “Zonë Ramsar”, si dhe bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ndaj qeveria shqiptare duhet të njoftojë komitetin e Trashëgimisë Botërore për çdo projekt që ndërmerret në zona që mbrohen nga kjo konventë. Kjo zonë mbetet e tillë edhe pas ndryshimit të hartave të reja, por qeveria është mjaftuar të ngarkojë institucionet me përgjegjësi dhe të kategorizojë zonën në funksion të insvestimti strategjik.

“Në momentin që një qeveri ka një interes që bie ndesh me nocionon e zonës së mbrojtur dhe bën ndryshime të zonës së, mbrojtur kjo i hap rrugë çdo ndryshimi në të ardhmen dhe bie koncepti i zonës së mbrojtur si një sipër me integritet territorial që duhet ruajtur për brezat e ardhgshëm” u shpreh Aleksandër Traçja, Ekspert Biodiversiteti, PPNEA

Top Channel