Salianji nga Ruhanda: Skenari i rrezikshëm kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë, qeveria pa asnjë plan

11/10/2022 18:51

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ndodhet në Ruanda, nga ku ka paralajmëruar se ekziston një skenar i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji ka ndarë me ndjekësit një video ku ndodhet në rrugët e Ruandës dhe shprehet se sekretarja britanike Braverman ka deklaruar se do të ishte “ëndrra” e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë.

Demokrati u shpreh ndër të tjera se qeveria nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë plan dhe se qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!

Postimi i Salianjit:

“Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte “ëndrra” e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike. Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë! Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan! Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!”

Top Channel